Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Katari bën kërkesë zyrtare për të dërguar forca në Siri Sat 3 Mar 2012 - 20:58 | |
| Kryeministri dhe njëkohësisht ministri i jashtëm i Katarit, shejh Hamed bin Xhasim bin Xhabir Al Thani, ka kërkuar dërgimin e forcave ushtarake arabe dhe ndërkombëtare në Siri, për ti dhënë fund gjakderdhjes nga ana e regjimit të Asad. Këtë kërkesë, kryeministri i Katarit e shtroi në Bruksel, përballë zyrtarëve evropianë, me në krye koordinatoren e politikave të jashtme të Evropës Kathrin Ashton, kryetarin e parlamentit evropian dhe sekretarin e përgjithshëm të Natos.
Ai u shpreh se ne kërkojmë të ndërhyjmë për ti dhënë fund dhunës dhe gjakderdhjes së regjimit kundër civilëve dhe atyre që ai i quan “banda”, duke vënë theksin se këto “bandat” nuk janë gjë tjetër veçse qytetarë siriane që mbrojnë veten.
Kryeministri shprehu gatishmërinë e vendit të tij për të studiuar të gjithë alternativat për shpëtimin e popullit sirian. /ardhmeriaonline/ | |
|