Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Erdogan pranon ftesën e një gruaje të vjetër për të pirë çaj Sun 4 Mar 2012 - 12:37 | |
| Teksa po largohej kryeministri, një grua e moshuar, Ünzile Özün e ftoi atë për një gotë çaj. Ai pranoi ftesën dhe vizitoi shtepinë e gruas së moshuar, ku ishin prezent edhe fqinjët e zonjës Ünzile. Pas namazit të xhumasë në Stamboll, Kryeministri Turk Recep Tayyip Erdogan pranoi ftesën e një gruaje të moshuar për ta vizituar shtëpinë e saj për një gotë çaj.
Erdoğan morri pjesë në inagurimin e xhamisë së rinovuar. Së bashku me kryeministrin turk, në faljen e namazit të xhumasë morën pjesë edhe disa personalitet dhe deputet tjerë.
Teksa po largohej kryeministri, një grua e moshuar, Ünzile Özün e ftoi atë për një gotë çaj. Ai pranoi ftesën dhe vizitoi shtepinë e gruas së moshuar, ku ishin prezentë edhe fqinjët e zonjës Ünzile.
Gjatë qëndrimit në shtepinë e saj, Erdoğan u lajmerua në telefonatën e djalit të zonjës Ünzile, i cili kishte telefonuar në telefonin e shtepisë. “Unë nuk jam sekretari i nënës suaj” - bëri shaka Erdoğan me djalin e saj. “ Nëna juaj na ftoi për çaj dhe ne jemi në shtëpin tuaj së bashku me fqinjët” - i tha Erdoğan duke qeshur.
Gruaja e moshuar iu tha gazetarëve se: “Ne pimë çaj the biseduam për jetën e përditshme”.
“Çaji ishte i gatshëm. Kryeministri piu një gotë çaj, foli me fqinjetë tanë. Unë i thash që pensioni im nuk është i mjaftueshëm. Me të vërtetë është fat për ne që kryeministri banon në Üsküdar. E falënderoj që pranoi ftesën time. Ai na bëri neve të gjithëve të lumtur’’- tha zonja Ünzile. http://www.todayszaman.com/newsDetail_getNewsById.action?newsId=273159
| |
|