Javën e kaluar mora një letër nga një lexues i imi, i cili thoshte kështu: “Unë jam një i ri, beqar, në moshën 26 vjecare dhe nuk jam aspak i kënaqur nga rrethi në të cilën po jetojë.Kjo, sepse, shoqëria që mbahet sikur të jetë muslimane,në fakt është shumë e devijuar.Në anën tjetër, duket sikur njerëzit po falin namaz, por bëjnë dasma të përziera me meshkuj dhe femra.Gra të mbuluara shëtisin jahstë në rrugë, me pantollona dhe me makijazh.Kemi marrë një kahje drejt asimilimit.
Shumë herë mendoj se si do të jetë, gjendja e gjeneratave pas meje?Në mbrëmje merrem me adhurim, lexoj libra të fesë, por kur përzihem në jetën socilae, ka momente kur tregoj disa sjellje jo islamike.Dua të shkoj në një vend, ku do të kem mundësi ta jetoj në mënyrë të mirfilltë fenë islame. Cili vend mund të jetë i përshtatshëm për të jetuar një jetë të tillë.
Ne nuk jemi krijuar që ta gjejmë të gatshme mënyrën e jetesës sonë, por jemi krijuar që ta formojmë atë? Në vend që të gjejmë një xhemat superior islamik, ne jemi të ngarkuar që të bëhemi të tillë.Ndodhitë negative që i shohim në shoqërinë tonë, në vend që të na hidhërojnë apo të na dobësojnë,përkundrazi këto duhet të na nxisin që të jetojmë një jetë më ndryshe nga ata.
Të gjitha të mirat gjenden në brendinë e fesë Islame, kurse të gjitha të kqijat gjenden jahstë saj. Njëherazi, duhet pranuar atë të vërtetë.Për shembull, plehrat , edhe pse në dukje të parë paraqesin dicka të keqe, ato ndihmojnë rritjen dhe kultivimin e bimëve.Edhe jetën negative në shoqërinë tonë mund t`ia ngjasojmë plehrave.Kur e shihja jetën e turpshme të shokëve të mi, brendia ime qante gjak.Kur ua shihja jetën atyre, gjithmonë po thosha në vete: “Aman, mos të bëhem edhe unë sikur ata”. Ja e patë se për cfar vlejnë plehrat!...
Në vitin 1939, një grua nga lagja jonë ua mësonte leximin e Kur`anit fëmijëve. Gjendja në atë periudhë ishte e tillë.Me vrap po shkonim tek shtëpia e zonjës hoxhë.Kontrollonim djathtas, majtas, mos të ketë ndonjë polic, xhandar, apo ndonjë ushtar.Në qoftë se nuk kishte njeri, menjëherë hynim brenda.Shtëpitë ishin të ndërtuara nga balta dhe kishin vetëm një kat.Kur hynim brenda , pyetja e parë që do të na pyestezonja hoxhë ishte: “Mos vallë ju ka parë ndonjëri?” “Jo” i thoshim , “Asnjëri nuk na ka parë, ne me vrull hymë brenda”. Pasta fillonim me leximin.Kurse tani gjithcka është e lirë...Habitem se si është e mundur që të rinjtë e tanishëm mos të bëhen dijetarë të Islamit.
Njeriu nëse ngel edhe i vetmuar , përderisa është musliman,duhet ta jetojë fenë.Në radhë të parë shpëton veten, pastaj me aftësinë e një magneti, i shpëton edhe të tjerët.Në vend që t`i kritikoni të tjerët, mundohuni që vetë ta jetoni fenë.Sa kënaqësi e madhe është për ata që mundohen të bëhen robër të Allahut. Ata i realizojn urdhërat e Allahut dhe nuk vujan për gjërat që nuk kanë mundur t`i kryejnë në këtë botë. Ata e dinë se kjo botë ka një pronar të tij.Ti, lërja botën pronarit të tij dhe mundohu të kujdesesh për veten tënde.
Mon 5 Mar 2012 - 0:06 nga Shemsi