All-llahu im, Ty të takon falënderimi, ngase Ti je drita e qiejve dhe tokës dhe çfarë ka në to; Ty të takon falënderimi ngase Ti je mbikëqyrës i qiejve dhe tokës dhe çfarë ka në to; Ty të takon falënderimi ngase Ti je e Vërteta; Premtimi Yt është i vërtetë, Thënia Jote është e vërtetë, takimi me Ty është i vërtetë, Xhenneti është i vërtetë, Xhehennemi është i vërtetë, Kijameti është i vërtetë, pejgamberët janë të vërtetë dhe Muhammedi a.s. është i vërtetë. All-llahu im, Ty të dorëzohem, vetëm në Ty mbështetem, Ty të besoj, Ty të pendohem, për Ty armiqësoj dhe Ti je gjykatësi im, m’i fal mëkatet që i kam bërë dhe që do t’i bëj, që i kam fshehur dhe që i kam bërë publikisht. Ti e përparon këdo dhe Ti e vonon këdo, nuk ka Zot tjetër përveç Teje”.
- ”All-llahu im, bëj në zemrën time dritë, në shikimin tim dritë, në dëgjimin tim dritë, në të djathtën time dritë, në të majtën time dritë, mbi mua dritë, ndër mua dritë, para meje dritë, pas meje dritë dhe më jep mua dritë”.
- ”All-llahu im, më fal, më mëshiro, më udhëzo dhe më furnizo”.
- ”All-llahu im, Ty të jam dorëzuar, Ty të kam besuar, vetëm në Ty jam mbështetur, Ty të pendohem, për Ty armiqësoj. All-llahu im, kërkoj strehim në Krenarinë Tënde, që s’ka Zot tjetër përveç Teje, prej lakimit nga rruga e vërtetë.