Njërin prej të dashurve të Allahut e pyetën nëse kishte përjetuar ndonjë ngjarje që i kishte lënë shumë mbresa.Ai tregoi këtë ndodhi:
"Kur isha në Mekke-i Mukereme,humba qesen me para dhe ngela në vështirësi,por prisja ca para nga Basra,por nuk po vinin.Flokët dhe mjekra më ishin rritur goxha shumë.Vajta tek një berber dhe e pyeta: "A më qeth për hirë të Allahut,sepse nuk kam para?".
Në atë moment, berberi ishte duke qethur dikë tjetër,por menjëherë më bëri me shenjë një vend bosh dhe më tha: "Ulu aty".E la myshteriun të priste dhe filloi të më qeshte mua.Kur myshteriu, i cili po priste,filloi të bënte fjalë,berberi tha:
"Uli kerkoj ndjesë zotëri.Juve po ju qeth me para,por ky njëri më kërkoi ta qeth për hirë të Allahut.Punët që janë për hirë të Allahut,kanë gjithmonë përparësi dhe nuk kanë ndonjë interes material.Shpërblimin e punës për hirë të Allahut,njerëzit as nuk mund ta dinë dhe as nuk mund ta paguajnë!".
Pasi më qeth,berberi më futi në xhep me zor disa monedha ari dhe më tha:
"Këto i ke për nevojat më urgjente dhe ma bëj hallall,sepse kaq mundësi kam!".
Ditën e nesërme më erdhën paratë që i prisja nga Basra dhe ia çoca verbërit një qese me flori.Berberi tha:
Nuk i mar kurrë! Shpërblimin e punës për hirë të Allahut,robi nuk mund ta paguaj kurrë.Shkoni dhe vazhdoni rrugën tuaj.Allahu ju dhëntë paqe dhe mirësi!"
I kërkova hallallëk dhe u ndava me të,por tash e dyzetë vjet,çdo mëngjes bëj dua për të".
Shkruajti:Ilaz Salihi
Marur nga revista etika