Ministri i jashtëm izraelit, Igor Liberman kritikoi komisioneren për çështjet e jashtme të BE, Katrin Ashton, kur krahasoi hebrenjtë e vrarë në Francë me fëmijët e Rripit të Gazzës që vriten nga dora e ushtarëve izraelitë. Liberman shtoi se nuk ekziston ushtri më morale sesa ushtria izraelite.
Gjatë një takimi me të rinj palestinezë në Bruksel një ditë më parë, Ashton pati deklaruar se:”Kur shohim çfarë ndodhi në Tuluzë, kur kujtojmë ngjarjen makabër të Norvegjisë një vit më parë, kur dëgjojmë çfarë ndodh në Siri, kur konstatojmë çfarë ngjet në Gazza dhe zona të tjera të botës, na kujtohen të rinjtë dhe fëmijët që gjejnë vdekjen.”
Ashton i vlerësoi të rinjtë palestinezë për këmbënguljen në rrugën e arsimit dhe shkollimit, për një të ardhme më të ndritur, me gjithë vështirësitë që hasin. /ardhmeriaonline/