Shqiptarët i përgjigjen raportit të policisë së Nju Jorkut: Nuk jemi terroristë
Drejtuesit e Qendrës Kulturore Islamike në Tompkinsville pretendojnë se raporti i departamentit të policisë së Nju Jorkut i akuzon padrejtësisht.
E mërkure 21 Mars 2012 15:44
Raporti liston vendet e rrezikshme të shqiptarëve ku përfshihen një xhami dhe gjashtë biznese. “Raporti ka trillim, jo fakte”, thotë Imam Dr. Tahir Kukiqi, mësues në shkollën islamike Miraj. “Kur pashë raportin u zhgënjeva”.
“Nëse po bëjmë diçka që nuk duhet na e thoni”. Ai i cilëson “totalisht të pavërtetë” atë që thuhet në raport se “Imami mund të ketë lidhje me xhaminë e Al-Farooq në Bruklin”.
Në raporti gjithashtu thuhet se komuniteti shqiptar ka mbledhur 5 milion dollarë për të ndërtuar xhaminë në vitin 1990. “5 milion dollarë janë shumë larg asaj që është mbledhur në të vërtet”, shprehet Kukiqi.
“Ishte e vështirë të mblidhnim 475 mijë dollarë për të blerë këtë vend”, shprehet Imami tjetër Ferid Bedrolli i cili shton se u është dashur të trokasin në çdo derë për të mbledhur ato para për të blerë ndërtesën origjinale në vitin 1991. Pasi ndërtuan një xhami të re në vitin 1995, ish-presidenti Guy Molinari e cilësoi atë si një ndër ndërtesat më të bukura të Staten Island.
Ata shprehen gjithashtu se shumë nga bizneset e listuara në raport si vende të rrezikshme janë mbyllur apo kanë ndryshuar pronarë. Imam Bedrolli thotë se ata përkrahin këto biznese sepse janë afër qendrës dhe kanë produkte të stilit shqiptar.
Ata saktësojnë se raporti gabon për etninë e shqiptarëve. “Shumica e shqiptarëve në Staten Island vijnë nga Maqedonia” thotë Kukiqi. Gjithashtu ka shumë anëtarë nga Mali i Zi dhe disa nga Kosova dhe Shqipëria.
Ai gjithashtu kundërshton edhe pjesën ku në raport thuhet se grupi shqiptar injoron 99% të aktiviteteve komunitare.
Kryetari i bashkisë Michael Bloomberg dhe komisioneri i policisë Raymond Kelli kanë vizituar qendrën e shqiptarëve. Madje pak ditë para publikimit të raportit, Kukiqi ishte takuar me Kellin, të cilit i kishte shprehur shqetësim lidhur me vëzhgimin e myslimanëve.
“Nuk jemi këtu për të kritikuar punë e policisë së nju Jorkut dhe nuk duam tu tregojmë se si duhet bërë puna” shprehet Kukiqi.
Ata mbështesin policin për masat ndaj terrorizmit pasi duan që komuniteti i tyre të jetë i sigurt por ta duan të vëzhgimi të jetë lega dhe ti përfshijë të gjithë.
“Nëse vëzhgohen vetëm myslimanët ky është një problem i madh, ky është diskriminimi”, shton imami. “Jemi pjesë e këtij shteti dhe kërkojmë të drejta të barabarta” përfundon Kukiqi. /shekulli/