islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoLatest imagesidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.
Aplikacionin mund ta gjeni edhe ne playstore ku keto dite eshte postuar per prove shkruani ne plazstore islamieshtedrit dhe do tua nxjer për ta shkarkuar dhe instaluar.


MERENI NE PLAYSTORE NE LINKUN POSHT



UPLOADO GRATIS DERI 1 GIGA NE KETE WEBFAQE KLIKO

https://portal.start.io/#/pub/ads-txt
Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Ilahije e re per Ramazan 2023 nga Merita Burniku: Pershendetje nga Gurbeti n'Ramazan
O Ju qe e faLni sabahin EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:31 nga Admin

» Përcaktimi i fillimit të Ramazanit, syfyrit dhe iftarit
O Ju qe e faLni sabahin EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:02 nga Admin

» Programi I aktiviteteve ne Ramazan ne Xhamine e Frankenthalit
O Ju qe e faLni sabahin EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:53 nga Admin

» Vaktia e Ramazanit per Frankenthal Gjermany dhe Qytetet tjera te Gjermanise
O Ju qe e faLni sabahin EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:48 nga Admin

» Dersi i pare ne Xhamine e Frankenthalit: Tre ceshtje me rendesi ne Ramazan
O Ju qe e faLni sabahin EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:29 nga Admin

» Mire se erdhe Ramazan Urime Muaji I Ramazanit Video Projekte
O Ju qe e faLni sabahin EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:21 nga Admin

» (Tregim Islam) Gjahtari dhe zogu
O Ju qe e faLni sabahin EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:50 nga Admin

» (Tregim Islam) Jeta jonë ndodhet në këtë tregim
O Ju qe e faLni sabahin EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:47 nga Admin

» (Tregim Islam)Zoti im, nëse kështu sillesh me të pabindurit, atëherë sa i mirë je ndaj atyre që të binden"
O Ju qe e faLni sabahin EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:39 nga Admin

» (Tregim Këshillues) Vrima në varkë
O Ju qe e faLni sabahin EmptyThu 24 Nov 2022 - 2:04 nga Admin

» (Tregim Keshillues) Mos e harro ombrellën në duanë e shiut
O Ju qe e faLni sabahin EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:58 nga Admin

» (Tregim islam) Tre vëllezërit
O Ju qe e faLni sabahin EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregim Islam) Historia e burrit i cili gërmoi malin për njëzet vjet
O Ju qe e faLni sabahin EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:40 nga Admin

» (Tregim Islam) Shtatë pyetjet
O Ju qe e faLni sabahin EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:34 nga Admin

» (Tregim Islam) Papagalli i mbretit
O Ju qe e faLni sabahin EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:24 nga Admin

» (Tregim Islam) Vlerësoje para se ta humbësh
O Ju qe e faLni sabahin EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:11 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i urtë
O Ju qe e faLni sabahin EmptyWed 27 Jul 2022 - 20:10 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për gruan dhe gjarprin e saj
O Ju qe e faLni sabahin EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:59 nga Admin

» (Tregime Islame) Këshilla e babait
O Ju qe e faLni sabahin EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Rrobaqepësi gënjeshtarë
O Ju qe e faLni sabahin EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe poeti
O Ju qe e faLni sabahin EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:48 nga Admin

» (Tregim Islam) Mbreti dhe shërbëtori
O Ju qe e faLni sabahin EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:37 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos u ndikoni nga njerëzit e këqinj dhe të ligë
O Ju qe e faLni sabahin EmptyTue 28 Jun 2022 - 10:16 nga Admin

» (Artikull) TË KËNAQI QË TË MASHTROJ!
O Ju qe e faLni sabahin EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:23 nga Admin

» (Tregime Islame) Poeti me qyp
O Ju qe e faLni sabahin EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:16 nga Admin

» (Shëndetësi) Kujdesi për veshkat gjatë stinës së verës
O Ju qe e faLni sabahin EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:13 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i varfër
O Ju qe e faLni sabahin EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:03 nga Admin

» (Tregime Islame) Fjala e mirë si pema e mirë
O Ju qe e faLni sabahin EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:00 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi mbretin i cili vendosi të shpërblejë me një kurorë floriri
O Ju qe e faLni sabahin EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos nënçmo asnjë vepër të mirë,
O Ju qe e faLni sabahin EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi plakun e urtë që ja tregoi mbretit mëshirën e Allahut xh.sh
O Ju qe e faLni sabahin EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:55 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi personin që shkoi në Haxh dhe gjeti një qese me flori
O Ju qe e faLni sabahin EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi një njeri i cili kishte gjashtë vajza dhe gruan e kishte shtatzënë për herë të shtatë
O Ju qe e faLni sabahin EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:45 nga Admin

» (Tregime Islame) Studenti që morri mësimin e jetës nga profesori
O Ju qe e faLni sabahin EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:42 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për plakun që deshi të shpëtonte macen nga mbytja në lum
O Ju qe e faLni sabahin EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:34 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregim pikëllues për gjyshin
O Ju qe e faLni sabahin EmptyTue 21 Jun 2022 - 20:04 nga Admin

» (Tregime Islame) Inat deveje
O Ju qe e faLni sabahin EmptyTue 21 Jun 2022 - 19:52 nga Admin

» (Tregime Islame) DHURATA E BUKUR E MATURANTIT
O Ju qe e faLni sabahin EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:41 nga Admin

» (Tregime Islame) Babai dhe djali
O Ju qe e faLni sabahin EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:36 nga Admin

» (Teme Islame) Rreze shprese
O Ju qe e faLni sabahin EmptySat 18 Jun 2022 - 20:18 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
491 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 491 vizitorë :: 2 Bots

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Filmi i ri ne aplikacion

Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
1.Po 5 kohë elhamdulilah
O Ju qe e faLni sabahin Empty96%O Ju qe e faLni sabahin Empty
 96% [ 287 ]
2.Vetëm Sabahun
O Ju qe e faLni sabahin Empty0%O Ju qe e faLni sabahin Empty
 0% [ 1 ]
3.Kur kam kohë
O Ju qe e faLni sabahin Empty0%O Ju qe e faLni sabahin Empty
 0% [ 1 ]
4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
O Ju qe e faLni sabahin Empty0%O Ju qe e faLni sabahin Empty
 0% [ 1 ]
5.Vetëm xhuman
O Ju qe e faLni sabahin Empty1%O Ju qe e faLni sabahin Empty
 1% [ 2 ]
6.Nuk falem hiq
O Ju qe e faLni sabahin Empty2%O Ju qe e faLni sabahin Empty
 2% [ 7 ]
Totali i votave : 299
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3031 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Fadil Grisholli

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24389 artikuj v 13536 temat
PYETE HOXHËN

Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 O Ju qe e faLni sabahin

Shko poshtë 
AutoriMesazh
REJHANA-ENSAR
Moderator
Moderator
REJHANA-ENSAR


Numri i postimeve : 811
Data e regjistrimit : 07/07/2010
Mosha : 37
Nacionaliteti-Sheti : stuttgart

O Ju qe e faLni sabahin Empty
23032012
MesazhO Ju qe e faLni sabahin

O Ju qe e faLni sabahin

1. Falënderimi i takon Allahut, paqja dhe mëshira e Tij qofshin mbi Pejgamberin Muhammed, mbi familjen dhe shokët e tij.

Grupi i suksesshëm..., fytyrat e tyre shndrisin, ballët e tyre
ndriçojnë, kohët e tyre janë përplot bereqet. Po qe se je nga ta
falënderoje Allahun për dhuntitë që t’i ka dhënë, e nëse nuk bën pjesë
në grupin e tyre, atëherë Lus Zotin të të bëjë prej tyre! E di se kush
janë ata?!

Ata janë falësit e sabahut! Janë të kujdesshëm ndaj këtij obligimi, e
ruajnë këtë adhurim. Me të e presin ditën, me të e çelin ditën, për ta
dëshmojnë melekët. Ai që e fal sabahun me xhemat është sikurse të ishte
falur tërë natën...

Ky është namazi i sabahut, të cilin Allahu i Lartmadhërishëm e quajti Kur’an:
“Kryeje namazin prej kthimit të Diellit (nga gjysma e qiellit) deri në
errësirën e natës dhe këndo Kuran në agim; me të vërtetë, falja e
mëngjesit është e dëshmuar (nga engjëjt).” (El-Isra: 7

Përkujdesja ndaj këtij namazi është nga shkaqet e hyrjes në xhenet. Sa e
sa gradë fiton njeriu kur merr abdest për këtë namaz, sa e sa
shpërblime ka ecja për kryerjen e tij! Mandej, në kohën pas tij zbret
bereqeti. I Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë: “O Allahu im jepi
bereqet umetit tim në mëngjesin e hershëm.” [Ahmedi, Ebu Davudi,
Tirmidhiu dhe Ibnu Maxheja].


Falësit e sabahut janë ata të cilët i përgjigjën thirrësit të Allahut,
kur ai thotë: “Ejani në namaz, ejani në shpëtim!” Paqja qoftë mbi këta
njerëz, të cilët e kuptuan se namazi është më i mirë se gjumi, e ndjenë
domethënien e adhurimit. Andaj, ata i pritën ditët e lumtura, duke i
përgëzuar dhe duke i forcuar.

Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Përgëzoi me dritën e plotë Ditën e
Gjykimit ata që ecin në errësirë për të shkuar në xhami.” [Tirmidhiu dhe
Ebu Davudi].


O ju që e falni sabahun!

Fituat shpërblimin e madh, asnjëherë mos mendoni se pasuesit e epsheve
dhe kënaqësive të përkohshme kanë arritur lumturinë! Vallahi ata kurrë
nuk kanë për të qenë të lumtur. Porse, ju kërkoni nga Allahu t’ju
ndihmojë, falënderojeni Atë dhe nga Ai drejtohuni! I Dërguari i Allahut
s.a.v.s. ka thënë: “Ai që e fal jacinë me xhemat, është sikurse të ketë
kaluar gjysmën e natës në namaz dhe ai që e fal sabahun me xhemat është
sikurse tërë natën ta ketë kaluar në namaz.” [Muslimi].

O ju që e falni sabahun!

Përgëzime për ju! Do të kënaqeni në xhenet duke shikuar fytyrën e
Allahut të Lartmadhërishëm. Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Do ta shihni
Zotin tuaj siç po e shihni këtë hënë duke mos u shtyrë për ta parë Atë,
andaj kush mund ta ruajë namazin para lindjes së diellit dhe atë para
përëndimit, le ta bëjë!” Pastaj, lexoi: “...madhëroje Zotin tënd e
falënderoje Atë para lindjes së diellit dhe para përëndimit.” (Kaf: 39)
Hadithin e transmeton Buhariu dhe Muslimi.

O ju që e falni sabahun!

A nuk jeni të kënaqur që kur njerëzit vrapojnë pas pasurisë dhe grave,
ju të ktheheni përplot gjallëri, me kohë të begatshme, me shpirt të
pastër, me dhurata të ndryshme, të hyni në xhenete dhe të zbret mbi ju
mëshira. Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Ai që fal dy namazet e freskisë
(sabahun dhe ikindinë) do të hyjë në xhenet.” [Buhariu dhe Muslimi]. Po
ashtu ka thënë: “Nuk do të hyjë në zjarr ai që falet para lindjes së
diellit dhe para përëndimit të tij.” [Muslimi]. Me këtë është për qëllim
namazi i sabahut dhe ai i ikindisë gjithashtu.


O ju që e falni sabahun!

Ju jeni nën përkujdesjen e Allahut, shpirtrat tuaj janë të mirë, trupat
tuaj janë përplot energji. I Dërguari s.a.v.s. ka thënë: “Ai që e fal
sabahun është nën mbrojtjen e Allahut.” [Muslimi]. Gjihtashtu, ka thënë:
“Kur të bie njeriu për të fjetur, shejtani ia lidhë tek koka tri nyje
dhe i thotë: ‘Fli, ngase para vete ke natë të gjatë!’ Nëse ai ngrihet
dhe e përmend Allahun, i zgjidhet një nyje, nëse merr abdes i zgjidhen
edhe një nyje dhe nëse ngrihet dhe e fal namazin i zgjidhen të gjitha
nyejt dhe bëhet aktiv dhe shpirtdëlirë. Në të kundërtën bëhet shpirtlig
dhe përtac.”
Muttefkun alejhi.

O ju që e falni sabahun!

Ju mjafton si nder dëshmia e melekëve të të Gjithëmëshirshmit.
Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Melekët ndërrohen tek ju natën dhe ditën
dhe takohen në namazin e sabahut dhe atë të ikindisë, pastaj ngrihen ata
që kanë bujtur te ju. Zoti i tyre i pyet, edhe pse Ai e di më miri: Si i
latë robërit e mi? Ata thonë: I lamë duke u falur dhe i gjetëm duke u
falur.” Muttefekun alejhi.

O ju që e falni namazin e sabahut në veçanti dhe o ju që faleni me
xhemat në përgjithësi, ju përgëzoj se abdesti juaj është ngritje
pozitash, ecja juaj për në xhami është fitim shpërblimesh dhe ulja juaj
aty është mëshirë dhe paqe nga Zoti juaj. I Dërguari s.a.v.s. ka thënë:
“Kush shkon për në xhami, Allahu ia ngrit atij nga një pozitë në xhenet
sa herë që shkon.” [Buhariu dhe Muslimi].

Po ashtu ka thënë: “Namazi që falet me xhemat është njëzetepesë herë më i
mirë sesa namazi që falet në shtëpi ose në vendin e punës. Kjo është
kështu ngase kur njeriu merr abdest bukur dhe niset për në xhami, duke
dalë vetëm për namaz, për çdo hap që bën i ngrihet nga një shkallë dhe i
fshihet nga një mëkat. Derisa është në namaz, melekët pareshtur luten
për të duke thënë: “O Zot, mëshiroje atë!”, derisa nuk e prish abdestin.
Ndërsa, konsiderohet se është në namaz edhe gjatë pritjes së namazit.”
[Muttefekun alejhi. Ky është versioni i Buhariut]. Kurse, në një hadith
tjetër, të cilin po ashtu e transmetojnë Buhariu dhe Muslimi thuhet:
“Namazi që falet me xhemat është njëzeteshtatë shkallë më i mirë sesa
namazi që falet vetëm.”

Gjithashtu ka thënë: “A dëshironi t’ju udhëzoj për atë se me çfarë i
shlyen Allahu mëkatet dhe i ngre pozitat?!” Ata u përgjigjën:
“Dëshirojmë, o i Dërguar i Allahut”, ndërsa ai tha: “Me plotësimin e
abdesit në vështirësi, me hapat e shumtë për në xhami dhe me pritjen e
namazit pas namazit. Kjo është për ju ribat, kjo është për ju ribat, kjo
është për ju ribat (vigjilencë në rrugën e Allahut)!” [Muslimi].

Paqja qoftë mbi ata që e ruajnë namazin e sabahut, pasi që lanë ndejat
dhe muhabetin e natës dhe fituan shpërblimin e madh. E shef ndonjërin
nga ta, qysh natën përgatitet për namazin e sabahut, duke lënë alarmin,
duke rënë me abdest e duke zbatuar sunetet tjera. E, po pat frikë se nuk
do të mund të zgjohet për ta falur atë këshillon dikë që ta zgjojë, e
para së gjithash është imani, besimi ai i cili ia gjallëron zemrën. Nëse
ndonjë çështje e vonon ndonjëherë nga fjetja herët zgjohet me shpejtësi
për t’u falur. Të tillët kanë shpërblim madhështor te Allahu pasi që
falën namazin e sabahut në kohën e duhur, duke u kujdesur për të,
qëndruan të atillë dhe fituan nëpërmjet veprës më të dashur te Allahu i
Lartmadhërishëm.

Abdullah ibni Mes’udi – Allahu qoftë i kënaqur me të – ka thënë: “E
pyeta të Dërguarin e Allahut s.a.v.s.: Cila vepër është me e dashur te
Allahu i Lartësuar? Tha: “Namazi në kohën e tij.” Muttefekun alejhi.

Këta janë burrat e vërtetë, besimtarët e sinqertë. Zoti ynë ka thënë:

“Në xhamitë, që Allahu ka urdhëruar të ngrihen e të përmendet aty emri i
Tij, Atë e lavdërojnë në mëngjes dhe mbrëmje, njerëz, të cilët
shitblerja nuk i pengon për të përmendur Allahun dhe të cilët falin
namazin dhe japin zekatin dhe të cilët kanë frikë nga Dita (e Kiametit),
kur zemrat dhe shikimet do të jenë të shqetësuara. (Këta shpresojnë) që
Allahu t’i shpërblejë sipas veprave më të mira që kanë bërë e t’ua
shtojë dhuntinë e Tij. Allahu i jep kujt të dojë, pa llogari.” (En-Nur:
36-3.
Ndërsa, ata që e humbën namazin, u treguan të shkujdesur ndaj tij dhe e
vonuan nga koha, të mjerët ata sikur ta dinin se sa mëkat të madh kanë
bërë dhe se sa shpërblime kanë humbur! I Lartmadhërishmi thotë:
Mjerë për ata që falen, të cilët ndaj namazit të tyre janë të pakujdesshëm. (El-Ma’un: 4, 5)

Po ashtu thotë:
“Pas atyre erdhën brezni, që e braktisën faljen e namazit dhe ndoqën
epshet e veta. Ata do të pësojnë dënimin e madh, përveç atyre që
pendohen, që besojnë dhe bëjnë punë të mirë. Këta do të hyjnë në Xhenet
dhe nuk do t’u bëhet kurrfarë padrejtësie.” (Merjem: 59, 60).

Ndërsa i Dërguari s.a.v.s. ka thënë: “Gjëja e parë për të cilën do të
llogaritet robi Ditën e Gjykimit është namazi. Po qe se atë e ka në
rregull ka shpëtuar dhe ka korrur sukses, e nëse nuk e ka në rregull ka
humbur dhe është shkatërruar...” Hadithin e transmeton Tirmidhiu dhe
thotë se është hasen.

O ti që nuk e fal namazin me xhemat e sidomos namazin e sabahut a nuk ke
ambicie të jesh me këta njerëz që i ka lavdëruar Allahu?! Përse i hap
rrugë shejtanit?! Përse pranon që shejtani të t’i urinojë veshët? Është
përmendur para të Dërguarit të Allahut s.a.v.s. një njeri i cili kishte
fjetur deri në agim. I Dërguari s.a.v.s. tha: “Shejtani ia ka urinuar
veshët.” Hadithin e transmetojnë Buhariu dhe Muslimi.

O vëllai im! Oj Motra ime!

Në momentin kur je duke shijuar kënaqësinë e fjetjes kujto vuajtjet dhe
dhimbjet që t’i shkakton ajo. Madje, të mjafton thënia e të Dërguarit
s.a.v.s.: “... bëhet shpirtlig dhe përtac.” Muttefekun alejhi.
Gjithashtu, të mjafton thënia e tij në hadithin e ëndrrës: “Sa i përket
njeriut të cilit i shtypej koka me gurë është ai i cili e merrte
Kur’anin dhe e kundërshtonte atë dhe flinte ndaj namazit të
detyrueshëm.” Hadithin e transmeton Buhariu. Pasi që ai parapëlqeu
gjumin ndaj namazit meritoi t’i shtypet koka me gurë. Shpërblimi është
sipas llojit të veprës.
Bëhu prej atyre që e falin sabahun, në mënyrë që të jesh nën mbrojtjen e
Allahut, të shkruhesh në librin e të mirëve, ta arrish lumturinë dhe
dritën dhe të shlyhesh nga libri i dyfytyrësisë! Pejgamberi s.a.v.s. ka
thënë: “Nuk ka namaz më të vështirë për dyfytyrëshat sesa namazi i
sabahut dhe ai i jacisë, e sikur ta dinin vlerën e tyre do të vinin
qoftë edhe duke u zvarritur.” Hadithin e transmetojnë Buhariu dhe
Muslimi.

O vëllai im! Oj Motra ime!

Llogarite veten tënde, bëhu i sinqertë ndaj Zotit tënd, çele ditën me
një pendim që t’i shlyen të gjitha mëkatet e kaluara! Kujto dhuntitë që
t’i ka dhënë Allahu! Gjithherë lute Atë të të ndihmojë dhe leji
muhabetet e natës, sepse ato janë shkak kryesor për ikjen e namazit! Pos
kësaj, merri shkaqet që të ndihmojnë në këtë me lejen e Allahut, siç
janë fjetja me abdest dhe pasi ta kesh bërë dhikrin e fjetjes e ta kesh
lënë alarmin! Nëse prapë ke frikë se nuk do të mund të zgjohesh, atëherë
porosite dikë të familjes apo ndonjërin nga fqinjët të të zgjojë apo të
të thërrasë në telefon! Kur të zgjohesh menjëherë përmende Allahun dhe
ngrihu me shpejtësi nga shtrati, mos u përpëlit herë në njërin krah e
herë në tjetrin e as mos lejo të të mashtrojë shejtani duke të thënë
pusho edhe pak, sepse kjo gjë është prej mashtrimeve të tij! Shmangu
mëkateve, e sidomos shikimit të ndaluar, ngase mëkati është shkak i
largimit nga nënshtrimi ndaj Zotit! Bëhu i vendosur dhe kujto
shpërblimin e atyre që shkojnë në xhami, zemrat e të cilëve janë të
lidhura me të! Të tillët do të jenë prej shtatë llojeve të njerëzve, të
cilët do të hyjnë nën hijen e Allahut ditën kur nuk ka hije tjetër pos
hijes së Tij. Atë janë të lumturit dhe të suksesshmit në këtë dunja, e
në botën tjetër janë banorë të xhenetit. I Dërguari i Allahut s.a.v.s.
ka thënë: “Tre lloje të njerëzve janë të garantuar nga Allahu. Po qe se
jetojnë do të kenë furnizim të mjaftueshëm, e po qe se vdesin do t’i
fusë Allahu në xhenet. Ai që del për në xhami është prej atyre që janë
nën garancinë e Allahut.” Hadithin e transmetojnë Ebu Davudi dhe Ibnu
Hibbani.

Lus Allahun të na japë lumturi mua dhe atij që e lexon këtë shkrim në
këtë dhe botën tjetër dhe ta fitojmë kënaqësinë dhe xhenetin e Tij.
Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi Muhammedin, mbi familjen dhe
shokët e tij.


we selamu alejkum
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://wwww.islami-eshte-drit.albanianforum.net
Share this post on: reddit

O Ju qe e faLni sabahin :: Komentet

No Comment.
 

O Ju qe e faLni sabahin

Mbrapsht në krye 

Faqja 1 e 1

 Similar topics

-
» Më falni si erdhët
» A e falni namazin rregullisht?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: Forumi i përgjithshëm :: Forumi i përgjithshëm :: Tema Islame-
Kërce tek: