Kantonet zvicerane dhe qytetet kanë bashkuar forcat për të zhdukur racizmin, që siç thonë disa hulumtues është në rritje. Por kjo fushatë po shtrihet vetëm në një pjesë të vendit.
Shtatë kantone Italiane dhe Franko folëse gjatë kësaj jave kanë nisur fushatën e përbashkët kundër racizmit në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Diskriminimit Racor, nënë moton “Diverziteti-një vlerë Zvicerane.”
“Është dëshira jonë të dërgojmë mesazhin pozitiv për diverzitetin,” thotë Gabriela Amarela, delegate për integrim në Lozano, gjatë një fjalimi në hapjen e kësaj fushate.
Zvicra e cila mburret me katër gjuhët kombëtare, është një vend me përzierje të njerëzve nga vende me kultura dhe fe të ndryshme, të cilët përbëjnë 1.7 milion apo 22.3% të popullsisë vendase./mesazhi/