Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | Palestinë përleshje në 'Ditën e Atdheut' | |
Përleshjet kanë shpërthyer ndërmjet protestuesve palestinezë dhe forcave izraelite të sigurisë në postbllokun e Qalandiya në rrethinat e Jeruzalemit, në demonstratat e 'Ditës së atdheut'.
Të paktën 121 njerëz janë plagosur në përleshjet që u zhvilluan kryesisht nga inhalimi i gazit lotsjellës, sipas burimeve mjekësore.
Katër punëtorë mjekësore janë raportuar të jenë qëlluar me plumba gome dhe një makine ju dha flaka.
Forcat izraelite të sigurisë u përpoqën për ti shtyrë qindra protestues prapa në drejtim të qytetit në Bregun Perëndimor të Ramallahut, duke përdorur topa të ujit dhe gaz lotsjellës.
Mustafa Barghouti, një organizator palestinez, tha se aktivistë nga 82 vende pritet të marrin pjesë në aktivitetet e Ditës së Tokës, të cilat përkujtojnë gjashtë palestinezët e vrarë nga forcat e sigurisë izraelite në vitin 1976 gjatë protestave mbi konfiskimin e tokave të tyre.
Aktivistët në Gaza kanë planifikuar për ta mbajtur një demonstratë një kilometër larg prej kufirit të izraelit, por thanë se nuk planifikojnë të lëvizin më afër për të minimizuar mundësinë e përleshjeve.
Mbështetësit në vendet fqinje kanë planifikuar gjithashtu marshe pranë kufijve izraelite në një ngjarje të solidaritetit të quajtur "Marsi global në Jeruzalem".
Policia israelite gjithashtu pengoi të rinjët musliman që ndjekin namazin javorë të së premtes në kompleksin e xhamisë Al-Aksa në qytetin e vjetër të Jeruzalemit.
Palestinezët kanë të drejtën për të demonstruar në mënyrë paqësore dhe të kërkojnë përmbushjen e të drejtave të tyre kombëtare dhe ligjore /Mesazhi/ | |
|