Nuk është sekret se NATO një kohë të gjatë është duke e pritur Maqedoninë që ta zgjidhë çështjen e emrit me Greqinë, me qëllim që të bëhet anëtare e kësaj aleance. Vendosjen e kushtit që të zgjidhet çështja e emrit me Greqinë, Alianca veriatlantike e arsyeton me sjelljen e vendimeve në rrugë të konsensusit.
Nga ana tjetër, pozita e Maqedonisë karshi Samiti të NATO-s në Çikago është që të udhëheqë një ofanzivë diplomatike duke e shfrytëzuar vendimin e GJND-së në Hagë si argument kryesor. Ministri Nikolla Poposki ishte në disa vende anëtarë të BE-së, kurse grup parlamentar ka qëndruar në Uashington.
“Ka një kontradiksion në pozitën e të dy palëve. Nga njëra anë organizata e NATO-s, kurse nga ana tjetër pozita e Maqedonisë e cila po kalon para së gjithash dhe po mundohet që sërish në një rrugë kalimtare të vijë deri te zgjidhja, që sipas tyre është e paarritshme”, komentojnë profesori dhe ish-ministri i punëve të jashtme Denko Malevski. Ndërkaq kryetari i opozitës në intervistën e së dielës për Radio Evropa e Lirë ka thënë se nuk ekziston hapësirë për optimizëm.
“Nëse i ndjekim informacionet të cilat janë të kapshme për publikun, kurse vetëm ato i kemi, kjo do të thotë se deklaratat e përfaqësuesve të Aliancës, të sekretarit gjeneral Rasmusen, pastaj në emër të Uashnigtonit të Rikerit, ambasadorit Volers edhe shumë të tjerë, dhe informacione që vijnë nga qendra të ndryshme na bëjnë të kuptojmë se nuk mund të ekzistojë vend për optimizëm”, tha Crvenkovski.
Ndërkaq, presidenti Gjorge Ivanov në konferencën e grupit të Adriatikut dhe SHBA-ve, e ka ftuar NATO-n, që në Samitin e Çikagos ta rishqyrtojë vendimin e Bukureshtit për Maqedoninë.