Indonezianët janë duke u përgatitur të sjellin një ligj të ri/vjetër, sipas të cilit do të ndalohet veshja e mini-fundeve
Ky është vetëm një nga ligjet e shumta antipornografike në Indonezi.
Ministri me ndikim i çështjeve fetare në këtë vend, Suryadharma Ali, këtë ligj e paralajmëroi me fjalët se "si përmbajtje pornografike do të rishikohet edhe veshja e fundeve mbi gjunjë".
Ministri luftën me minifundet e filloi sapo i është caktuar detyra për luftë kundër pornografisë, në fillim të këtij muaji.
Edhe deputeti Marzuki Alle është gjithashtu kundërshtar i ashpër i fundeve të shkurtra. "Herën e fundit ka pasur rritje të numrit të përdhunimeve dhe akteve tjera të pamoralshme, sepse gratë nuk veshin veshje të përshtatshme. Ju e dini çfarë janë meshkujt, veshja provokuese i nxit të bëjnë gjëra të këqija...", tha Marzuki.
Presidenti Susilo Bambang Youdhoyno ka iniciuar "spastrimin" antipornografik, dhe përmbajtjet e tilla t’i largoj krejtësisht nga vendi në të cilin jeton më shumë se 12 për qind e popullatës së përgjithshme muslimane në botë. Por, pavarësisht fuqisë së religjionit, të rinjtë indonezian po i kthehen stilit perëndimor të veshjes, klubet e natës në Xhakartë janë të stërmbushura me mini-funde.