Bereqet do të thotë: Fryti, dobia, bekimi i Allahut të Lartësuar ndaj një gjëje, nëse është e paktë bëhet e shumtë, kur është shumë ka dobi të madhe, kurse fryti më i madh i bereqetit në të gjitha çështjet është përdorimi në kënaqësinë e Allahut të Lartësuar.
Allahu, kur e zbret bereqetin, përfshin çdo gjë si: pasurinë, fëmijën, kohën, punën, prodhimin, gruan, pasurinë, mjetin, shtëpinë, mendjen, trupin, etj.
- Bereqeti në pasuri; në rritje, shumim dhe bollëk.
- Bereqeti në shtëpi; në qetësi dhe pushim.
- Bereqeti në ushqim; në shumicë të mjaftueshme.
- Bereqeti në fëmijë në edukimin e tyre.
- Bereqeti në familje; duke pasur harmoni.
- Bereqeti në ymër; duke jetuar më gjatë me vepra të mira.
- Bereqeti në kohë; duke e shfrytëzuar atë në maksimum.
- Bereqeti në shëndet; i fuqishëm dhe aktiv.
- Bereqeti në dituri; në njohuri të bollshme.