[justify]Në biografinë e hazreti Sulejmanit alejhi selam,gjejmë dhe një histori që ka të bëjë me ndjenjat e nënës.Dy nënave,teksa po punonin tokën,u rrëmben ujku njërin prej foshnjave të tyre.Të dyja u grindën se kujt i përkiste foshnja e mbetur.Për ta ndarë këtë çështje,ato vajtën tek hazreti Davudi alejhi-selam,i cili ia dha foshnjën me të madhes.
Më pas,vjen hazreti Sulejmani alejhiselam dhe i pyet gratë mbi gjykimin e Davudi alejhi selam.Pasi i treguan,ai u tha:"Jo.Këtë çështje do ta zgjedhim ndryshe.Do të marë një thikë,do ta ndajë foshnjën përgjysmë dhe secilës do t'i japim njërën gjysmë." Në çast, nëna e vërtetë e foshnjës brofi dhe tha: "Jo,të meshiroftë Zoti!Le ta mbajë ajo foshnjën!"Sulejmani alejhiselam, e kuptoi dhe tha: "Atëherë ai qenka fëmija yt!" Hazreti Sulejmani alejhiselam e kuptoi gjithashtu se vetëm nga nëna e vërtetë mund të shpërthejnë ndjenja kaq altruiste.Këtë ndodhi e ka përmendur edhe Kur'ani famelartë.