Nga: Dr.Ragib Es-Serxhani
Transmetohet se sa here që është përmend qyteti i Testerit, një nga qytetet e fortifikuara të Persisë, Enes bin Maliku çdo herë qante.
Këtë qytet myslimanët e kishin rrethuar për plot një vit e gjysmë, më pas ky qytet ra në duart e myslimanëve dhe atyre iu mundësua realizimi i fitores dhe çlirimi i qytetit. Ky çlirim llogaritet si një nga çlirimet më të vështira të myslimanëve.
Nëse gjendja është kaq e bukur dhe kaq e shndritshme për myslimanët atëherë a thua pse vallë Enes bin Malik r,a qante çdo here kur ai e kujtonte çlirimin e Testerit ??
Porta e këtij qyteti ishte hapur në orët e hershme të mëngjesit, diku pak para se të agoi dielli, myslimanët zunë të futën në fortesë dhe një betejë e vrulltë ndodhi në mes të treqind mijë myslimanëve dhe njëqind e pesëdhjetë mijë persianëve, çdo çast në vete ngërthente vdekjen, çdo sekondë mund të kthehej në fatkeqësi dhe në katastrofë për ushtrinë çlirimtare të myslimanëve.
Gjendja ishte shumë e vështirë..... Një krizë prej më të rëndave...... Një situatë shumë e rrezikshme...
Por, në fund- Me mirësinë e Allahut xh,sh- myslimanët arritën fitoren, arritën një fitore të oshtimë mbi armikun e tyre, fitore kjo që erdhi pak çaste pas agimit të diellit.
Myslimanët e kuptuan se namazi i mëngjesit ju kishte kaluar në këtë ditë të tmerrshme !!
Myslimanët nuk kishin arritur që në këtë gjendje kaq të rëndë, në kohën kur shpatat ju fërfëllonin mbi kokat e tyre, në tmerrin brenda fortesës që të falnin namazin e sabahut në kohë !!
Enes bin Maliku r,a, qante sepse e kishte humbur namazin e sabahut, qante sepse kjo i kishte ndodhur për herë të parë gjatë gjithë jetës së tij, qante edhe pse ishte i arsyetuar, qante edhe pse ushtria e myslimanëve kishin justifikim, qante edhe pse ata ishin të preokupuar me luftën, qante edhe pse ata ishin në xhihad, qante sepse ajo që kishin humbur ka një vlerë të madhe...??!!
Enesi r,a thoshte: Çka po më duhet ky qytet, unë kam humbur namazin e sabahut? Për Allahun sikur të më jepej e bota me krejt çka në të nuk do ta ndërroja të at namaz që më humbi??!!
Nga këtu kuptohet se pse ata fitonin...??
Cili është fati i namazit të sabahut në jetën tonë ??
Këta njerëz kanë sakrifikuar jetën e tyre për hir të Allahut xh,sh, ndërsa ne a mund ta llogarisim si sakrificë gjumin tonë për hir të Allahut xh,sh e të ngrihemi për tu falur...??!!
Nëse nuk vlerësojmë, atëherë në çfarë lloji të fitores ne mund të shpresojmë...??!!/mesazhi/A.Musliu/