Shemsi S.Moderator
Numri i postimeve : 1500 Data e regjistrimit : 26/11/2009 Nacionaliteti-Sheti : Köln-Deutschland
| Titulli: Feride Bilalli (60) tregon përjetimet e frikshme nga sulmi i policisë në shtëpi të saj Thu 3 May 2012 - 17:20 | |
| Feride Bilalli (60) tregon përjetimet e frikshme nga sulmi i policisë në shtëpi të saj Tmerri i së martës që e përjetova unë, mos i ndodhë askujt. Kështu nis rrëfimin për gazetën KOHA, 60-vjeçarja Feride Bilalli nga fshati Hotël i Komunës së Likovës, e cila bashkë me dhjetëra shqiptarë tjerë, ishte arrestuar të martën herët në mëngjes nën akuzën për “terrorizëm”. E liruar pas 24 orësh keqtrajtim në stacionin e policisë në Autokomandë, Feridja thotë se asnjëherë në jetë nuk e ka menduar se ajo do të akuzohet për “vrasje” ose “ndihmë” në ekzekutimin e një krimi të pesëfishtë. “I lutem Zotit të mos i ndodhë askujt ajo që unë e përjetova. Më morën në orën 4 të mëngjesit, e trishtuan mbesën 3-vjeçe, ndërsa nusen e djalit tim, e cila është shtatzënë, nga tmerri dhe fika e policëve, e shtruam në spital. Akoma nuk e kam parë nusen”, tregon Feridja, sipas të cilës, mënyra e bastisja së shtëpisë dhe akuzat e policisë ndaj saj tregojnë se drejtësia nuk është e njëjtë për gjithsecilin. “Në fillim kishin bastisur shtëpinë ku nuk banon asnjeri, sepse dy djem i kam në Zvicër dhe një në Belgjikë. E kishin thyer derën e hyrjes dhe kur kanë parë se askush nuk gjendet aty, erdhën në shtëpinë ku ishim duke fletur unë, nusja e djalit dhe mbesa ime 3-vjeçe. Kur u futën me turr, u kërkova të bastisin ngadalë sepse ma tmerruan mbesën, e cila filloi të dridhet nga frika. Edhe nusja filloi të tmerrohet, frikohesha të mos i ndodhë asgjë, sepse edhe tre javë, presim të lind fëmijën”, kujton mëngjesin e hershëm 60-vjeçarja nga fshati Hotël. Ajo tregoi se policia e ka pyetur edhe për Xhezair Shaqirin- Komandant Hoxhën/koha | |
|