TË PREMTEN, PROTESTË PAQËSORE NË SHKUP?
Protestë paqësore për të premten është paralajmëruar pas faljes së namazit të xhumasë në Shkup.
Protesta është thirrur përmes rrjeteve sociale, ku siç thuhet protesta do të fillojë nga Xhamia Jahja Pashë, pas faljes së xhumasë, raporton agjencia e lajmeve INA.
“Apelohet që qytetarët të marrin pjesë masivisht në këtë protestë në shenjë revolte kundër arrestimeve të shqiptarëve, madje edhe femra, që akuzohen si anëtarë të një grupi radikal islamikë”.
Nuk dihet se kush është organizator i protestës. /Telegrafi/