Përktheu: Afet Beadini
Nga detyrimet dhe të drejtat e përbashkëta me të cilat Islami i ka ngarkuar bashkëshortët, burri ka detyrime të posaçme ndaj gruas:
Të plotësojë plotësisht të drejtat e saj morale dhe materiale, t’ia japë gruas mehrin e plotë, ta mbrojë për të jetuar me të në një mënyrë të mirë dhe të rregullt; ta ushqejë, duke shpenzuar për veshmbathje, barna dhe t’i sigurojë vendbanim dhe gjithçka që dëshiron e që është në suaza të Sheriatit, e cila dëshirë nuk paraqet vështirësi për burrin, dhe ta edukojë me këshilla dhe me fjalë në një mënyrë të mirë. Nëse ajo nuk i dorëzohet burrit[1], në këtë rast, merren masa sipas Sheriatit duke e larguar gruan nga shtrati një kohë të caktuar, nëse përsëri nuk i dorëzohet burrit, atëherë e rrahim duke pasur kujdes që mos e lëndojmë, të mos i thyejmë ndonjë pjesë të trupit ose të mos e rrahim fytyrës. All-llahu xh.sh thotë:
“Burrat janë përgjegjës për gratë, ngase All-llahu ka graduar disa mbi disa të tjerët dhe ngase ata kanë shpenzuar nga pasuria e tyre. Prandaj, me atë që All-llahu i bëri të ruajtura, gratë e mira janë respektuese, janë besnike ndaj të fshehtës. E ato që u keni drojë kryelartësisë së tyre, këshilloni, madje largohuni nga shtrati (e më në fund), edhe rrihni (lehtë, nëse nuk ndikojnë këshillat as largimi), e nëse ju respektojnë, atëherë mos u sillni keq ndaj tyre. All-llahu është më i Larti, më i Madhi.’’ (4:34).
Ta njoftojë dhe ta mësojë me gjërat themelore të fesë, nëse ajo nuk i di, ose t’i lejojë shkuarjen në vende të caktuara ku mund të mësojë (në mektebe, seminare, ligjërata, shkollë, etj.) sepse nevoja shpirtërore në Islam nuk ngelë pas asaj materiale.
Ta detyrojë në mësimin, përvetësimin dhe praktikimin e rregullave themelore të Islamit; t’ia ndalojë veshjen joislame, përzierjen e palejuar me meshkuj të tjerë, me përjashtim të prezencës së mahremit të saj, që të mos i jepet rasti që moralisht të prishet, sepse Muhammedi a.s thotë:
“Burri është bari i familjes së vete dhe është përgjegjës për kopenë e vete”.
Të mos shpalojë fshehtësitë e saja para të tjerëve,
Të ketë me të marrëdhënie intime, së paku një herë në katër muaj, përveç nëse posedon ndonjë arsye të veçantë për të, siç janë: mosprezenca e burrit, udhëtimi dhe të ngjashme. Gjithsesi se këtu është e nevojshme që pak më gjerësisht të elaborohet kjo çështje, për shkak të rëndësisë së saj në bashkëshortësi, pasi që edhe dijetarët islamë kanë mendime të ndryshme për këtë çështje.
Dijetarët e medh’hebit hanbelij konsiderojnë se burri është i detyruar që së paku një herë në katër muaj të ketë marrëdhënie intime me bashkëshorten e vet, në përjashtim të shkaqeve të arsyeshme[2]. Nëse burri refuzon pas katër muajve të ketë marrëdhënie intime me bashkëshorten , në këtë rast gruaja ka të drejtë të kërkojë shkurorëzim.
Mirëpo, nëse burri gjendet në udhëtim për shkak të nevojave të tij, edhe sikur të zgjatë ky udhëtim më shumë se katër muaj, në këtë rast do të ishte e arsyeshme shtyrja e marrëdhënieve intime. Nëse burri ka udhëtuar dhe ka qëndruar gjashtë muaj, mirëpo nuk ka arsye për qëndrim të mëtutjeshëm, ndërsa gruaja e thërret, në këtë rast burri detyrohet të kthehet, ashtu siç solli vendim hz.Omeri r.a. për martesën e muxhahidëve, që gjashtë muaj të qëndrojnë me ushtrinë në front të luftës, katër muaj me bashkëshortet e veta, ndërsa dy muaj në rrugë gjatë shkuarjes dhe kthimit;
Të flejë te ajo. Nëse është i martuar më shumë se me një grua, në këtë rast është i detyruar që të qëndrojë te ajo, kur t’i vijë radha që të flejë te ajo.
Nëse gruaja është e dëgjueshme ndaj burrit, ai nuk ka të drejtë ta rrahë ose të largohet prej shtratit të saj.
Burri është udhëheqësi dhe urdhërdhënësi në
bashkëshortësi.
Burri duhet t’i lejojë gruas të shprehë mendimin e saj dhe të konsultohet me të.
Të vizitojë dhe të sillet mirë me prindërit dhe me familjen e saj.
Të mos e befasojë gjatë kthimit nga udhëtimi, ta lajmërojë dhe të kërkojë leje për të hyrë te ajo kur të kthehet (që të mos e takojë në një gjendje të padëshiruar dhe të pa pëlqyer e cila gjë mund të sjellë pasoja të padëshiruara në bashkëjetesën e mëtutjeshme).
Detyrimet e gruas ndaj burrit
I Dërguari i Zotit Muhammedi a.s thotë:
“ Detyrat e gruas ndaj burrit, qoftë ai edhe i padrejtë (zullumqarë ) janë:
- të jetë e gatshme, në çdo kohë, për kënaqësitë e burrit,
- të mos agjërojë asnjë ditë nafile (agjërim vullnetarë) pa leje të burrit, në përjashtim të muajit të Ramazanit, nëse agjëron do të jetë gabimtare dhe agjërimi i saj nuk do të jetë i pranuar te All-llahu xh.sh.;
- ta ruajë nderin dhe pasurinë e tij, që të mos marrë diçka nga pasuria e burrit pa lejen e tij dhe të mos i japë askujt prej pasurisë së burrit pa lejen e tij;
- Të dalë jashtë shtëpisë së burrit, pa dijen e tij, për këto sjellje, All-llahu xh.sh. së bashku me melekët e mallkojnë këtë grua deri sa të pendohet ose të kthehet në shtëpi”.[3]
Gruaja është e obliguar që t’u përmbahet detyrave që vijojnë:
Të kujdeset ndaj burrit të vet dhe të jetë e gatshme në çdo kohë për të plotësuar kënaqësitë e tij dhe gjithçka tjetër që nuk është e ndaluar, dhe zbatimi i të cilës nuk paraqet ndonjë vështirësi të madhe për burrin. Po ashtu gruaja duhet të ketë parasysh nderin dhe ndjenjat e tij për ta bërë atë të lumtur. Transmeton Ahmedi nga Muhamedi a.s ku thuhet:
“Nëse gruaja i falë pesë kohë të namazit, agjëron Muajin e Ramazanit, e ruan nderin e saj dhe respekton burrin e saj, do të hyjë në Xhennet’’.
Ndërsa Tirmidhiu trasmenton nga Muhammedi a.s., ku thuhet:
“Sikurse ta urdhëroja dikënd për t’i bërë
dikujt tjetër (përveç All-llahut), do ta urdhëroja gruan për t’i bërë
burrit të saj”.
2. Të ruajë nderin dhe fytyrën e burrit, fëmijët dhe pasurinë e tij. Buhariu dhe Muslimi transmetojnë nga Muhammedi a.s., ku thuhet:
“…Gruaja është bareshë në shtëpinë e burrit të saj dhe ajo është përgjegjëse për tufën e saj….”
Gruaja e ka të ndaluar të dalë jashtë shtëpisë së burrit, pa dijen dhe lejen e tij.
- Të ruajë nderin e saj.
- T’u përmbahet rregullave të mbulesës, të mbulojë trupin dhe të mos zbulojë bukuritë e saja përveç se para burrit të vet ose të afërmve (mahremit).[4]
- Të ulë zërin dhe të kujdeset se çka flet, dhe të respektojë dhe të kujdeset ndaj prindërve dhe familjes së burrit, sepse nuk mund të gëzohet burri nëse nuk gëzohen edhe prindërit e tij.
- Të kryejë detyrimet ndaj burrit dhe të kryejë punët e shtëpisë. Është e njohur se hz. Fatimeja , njëra nga gratë më të vlefshme në këtë botë, vajza e njeriut më të vlefshëm Muhammedit a.s., ka marrë plagë të mëdhaja prej punëve të shtëpisë.
Të udhëtojë me burrin e saj nëse më parë nuk ka kushtëzuar që të ngelë në vendin e saj.
5. Të jetë e gatshme, në çdo kohë, që t’u dërzohet kënaqësive të burrit, nëse ai kërkon një gjë të tillë prej saj-me përjashtim kur ekziston ndonjë ndalesë e Sheriatit për të -edhe atë në mënyrën më dinjitoze që është e mundur, pa mërzi, etj. Buhariu dhe Muslimi transmetojnë nga Muhammedi a.s., ku thuhet:
“ Kur burri e thërret gruan e tij në shtrat, e ajo këtë e refuzon dhe nëse fle (burri) dhe e kalon natën i hidhëruar në të, engjëjt do ta mallkojnë (atë grua) deri në mëngjes”. (Muttefekun alejhi)
Në një hadith tjetër të Muhammedit a.s thuhet:
“Pasha Atë, në duart e të cilit gjendet shpirti im, kur një burrë e thërret gruan e tij në shtrat e ajo refuzon, Krijuesi i qiejve do të jetë i hidhëruar me të derisa burri i saj të jetë i kënaqur me të”.
Tirmidhiu transmeton nga Muhammedi a.s., ku thuhet:
“ Kur burri e thërret gruan e tij për marrëdhënie intime, le t’i përgjigjet thirrjes së tij, sikur të jetë edhe te koftori ( duke përgatitur ushqim) “.
Të kërkojë leje prej burrit, kur të dëshirojë të agjërojë ndonjë ditë nafile[5]-nëse burri është prezent në shtëpi, nëse burri kthehet prej udhëtimit, gruaja detyrohet që të ndërpresë agjërimin vullnetar-përveç nëse ai e lejon që ta vazhdojë këtë agjërim.
Tirmidhiu transmeton nga Muhammedi a.s. hadithin, ku thuhet:
”Nëse vdes një grua, me të cilin burri i saj ka qenë i kënaqur, ajo do të hyjë në Xhennet”.
Tirmidhiu transmeton nga Muhamedi a.s edhe një hadith tjetër, ku thuhet:
“Nuk ndodhë që kur gruaja e sulmon dhe nënçmon burrin e saj në këtë botë, e që hurija e cila do të jetë gruaja e tij në botën tjetër të mos thotë:Mos e mundo, Zoti të vraftë! Ai është te ti për një kohë të shkurtër, vetëm sa nuk të ka lënë dhe nuk është kthyer te unë”.
6.Gruas nuk i lejohet që të përdorë çfarëdo mjeti që e pengon shtatzëninë, pa leje të burrit.
7.Muhammedi a.s. na mësoi se gruaja për shkak të burrit të saj mund të hyjë në Xhennet apo në Xhehennem, varësisht nga qëndrimet dhe morali i saj, së bashku me devotshmërinë e saj formale, me namazin, agjërimin,
-xhin, zeqatin etj.
8.Bashkëshortja duhet të jetë mirënjohëse e burrit të saj, për atë që ai bën për të nga detyrat, dhuratat etj, sepse All-llahu xh.sh nuk shikon në atë grua që i mohon (injoron) të mirat e burrit .[6]
[1] Kjo e drejtë është e drejtë e burrit, dhe jo edhe e gruas, kështu që gruaja nuk ka të drejtë asnjëherë ta refuzojë kërkesën e burrit për marrëdhënie seksuale.
[2] Ndërsa sipas Ebu Jusufit dhe shumicës së shkollës hanefite burri mund të qëndrojë tre deri në pesë muaj larg shtëpisë.
[3] Po ashtu gruas i ndalohet që të miqësohet ose të shoqërohet me dikë që burri i saj nuk dëshiron. (Sqarim i përkthyesit).
[4] Muslimanët, si meshkujt ashtu edhe femrat, duhet të kujdesen edhe rreth veshjes dhe të vishen siç u ka hije me veshje islame. Po ashtu nuk duhet ta teprojnë fortë në stoli e në modë. Veshja islame e mbron trupin, jetën dhe shpirtin. Ajo e mbron moralin e atij që e mban. Veshja islame është rrugë për në Xhennet. Sa i përket veshjes, të gjithë ne e dimë se femra muslimane duhet të vëre mbulesë, por për fat të keq te ne të mbuluarit e femrës më së shpeshti nënkuptohet vetëm mbulesa e kokës ose shamia. Domethënia dhe kuptimi i mbulesës islame është shumë më i gjerë dhe nënkupton, mbulimin e tërë trupit të femrës, përveç fytyrës, darëve dhe këmbët. Teshat të mos jenë të ngushta, të shkurta, të holla dhe të tejdukshme, sepse Muhammedi a.s. në një rast i tha Esmës, vajzës së Ebu Bekrit.” Oj Esma, kur të hyjë femra në pubertet, nuk është e lejueshme që t’i shihet asgjë përveç kësaj – duke treguar fytyrën dhe darët. Islami nuk i ka caktuar modelet, tipat e ngjyrën e rrobave, për këtë gjë ua la njerëzve që të modelojnë rroba sa më të bukura, me kusht që ata të jenë gjithmonë në pëlqim me parimet islame. Islami është i bukur. Edhe muslimanët, duke jetuar në frymën islame do të vishen bukur dhe në mënyrë elegante. Me mbulesën islame gruaja e mbron nderin e vet, të familjes dhe mbron të gjithë shoqërinë nga dëmet e lakuriqësisë. Për këtë Muhamedi a.s thotë: “Nëse një grua zhvesh teshat e saja ( zbulon trupin), jashtë shtëpisë së burrit të saj, ajo ka humbur nderin që ka mes saj dhe Zotit ( e ka poshtëruar veten para All-llahut xh.sh) ’’. (Sqarim i përkthyesit).
[5] Gruas i ndalohet të agjërojë pa lejen e burrit vetëm nafile-agjërim vullnetar jo edhe agjërimin e detyrueshëm agjërimin e Muajit të Ramazanit .Shkak kryesor për këtë është se agjërimi i gruas bëhet pengesë për marrëdhënie intime, kurse burri ka të drejtë për të në çdo kohë. Këtë na shpjegon Muhammedi a.s në hadithin që e transmetojnë Buhariu dhe Muslimi, ku thuhet:”Nuk i lejohet një gruaje të agjërojë (nafile) duke qenë burri i saj i pranishëm, përveç se me lejen e tij’’. (Sqarim i përkthyesit).
[6] Po ashtu gruaja duhet që t’i edukojë dhe të jetë e mëshirshme dhe e kujdesshme ndaj fëmijëve të vet dhe i ndalohet t’i shajë dhe t’i mallkojë ata. Kur njëherë u pyet Muhammedi a.s. për shkakun se pse shumica e banorëve të Xhehennemit janë gra, u përgjigj: Për shkak se gratë shpesh herë i mallkojnë fëmijët e tyre dhe mohojnë të mirat e burrit’’.
Gruas po ashtu i ndalohet ta fyejë dhe ta përqeshë burrin e saj. Po ashtu i ndalohet t’i lavdërohet burrit për pasurinë e saj, nëse është e pasur. (Shtojcë e përkthyesit).
VAZHDON