Alejkumusselam.
Sa i takon kesaj ceshtjeje (lindjes ose mos lindjes) eshte ne duart e Allahut sepse ai kur vendos nji gje nuk ka fuqi qe mund te kthej prap.
E ne si besimtar nuk duhet ti humbim shpresat asnjiher, sepse historia ne jep shembull qe Allahu xh.sh i ka gezu robt e vet ather kur ata se kan prit si Ibrahimin a.s., Merjemen e ndershme etj etj.
E vetmja gje qe mund te bejm neve eshte ajo qe se pari cdo gje te presim nga Krijuesi duke mos e anashkaluar edhe kontrollet mjekesore si dhe te bejm duaja te Allahu xh.sh ashtu sic beri Ibrahimi a.s.i cili tha:
Zoti ynë, bëna neve dyve besimtarë të sinqertë ndaj Teje dhe nga pasardhësit tanë, njerëz të bindur ndaj Teje, na i mëso rregullat e ibadetit (adhurimit) tanë dhe falna neve, vërtet Ti je që falë shumë, je mëshirues”!
Ai (Zekirijaja) tha: “Zoti im, si mund të kem unë djalë kur mua më ka arritur pleqëria dhe shoqja ime beronjë (sterile)”? Tha (All-llahu): “Kështu,All-llahu punon çka të dojë”!
O Zekerija, Ne po të përgëzojmë ty me një djalë, emri i të cilit është Jahja, e që askush para tij nuk u emërtua me këtë emër.
Ai tha: “Zoti im, si do të kemë unë djalë kur gruaja ime ishte që nuk lind, e unë kam arritur pleqëri të thellë?”
Tha: “Ja, kështu Zoti yt ka thënë: se ajo për Mua është lehtë; Unë të krijova më parë ty, që nuk ishe fare!”
Zoti ynë! S'ka dyshim se Ti e di çka fshehim dhe çka publikojmë, se All-llahut nuk mund t'i fshihet asnjë send në tokë e as në qiell.
Falënderimi i qoftë All-llahut, i cili në pleqëri më fali mua Ismailin dhe Is'hakun! Vërtet, Zoi im dëgjon dhe i përgjigjet lutjes.
O Zoti im! Më bën mua nga ata që falin namazin, e edhe prej pasardhësve të mi dhe pranoje lutjen time o Zoti ynë!
Ja pra keta jan disa shembuj dhe disa duaja qe pejngambert e Allahut i kan praktiku ne jetet e tyre.
Allahu jua plotesoft edhe juve deshiren tauj.
Me repspekt.