Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | Westerwele: Evropa duhet të jetë e sinqertë me Turqinë | |
“Turqia është një nga vendet me rëndësi kritike, ngritja impresive dhe besimi që ka në vetvete nuk janë gjëra nga të cilat duhet pasur frikë”, u shpreh shefi i diplomacisë gjermane.Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë ishte i ftuar nderi në “Fjalimet Kronberg”, një aktivitet që organizohet nga Universiteti privat “Sabanci” në Stamboll.
Në fjalën e tij Westerwele u bëri një vlerësim marrëdhënieve të Bashkimit Evropian me Turqinë dhe zhvillimet në Lindjen e Mesme. Ministri i jashtëm gjerman foli me lëvdata për politikën aktive të Turqisë në rajon.
“Turqia është shndërruar në një fuqitë më të rëndësishme të botës globale”, u shpreh Westerwele.
Ministri mysafir nënvizoi se ndërmjet Turqisë dhe Gjermanisë mund të krijohet një klimë e re dhe e fuqishme bashkëpunimit edhe jashtë kornizës së Bashkimit Evropian.
Lidhur me procesin e anëtarësimit të Turqisë në Bashkimin Evropian, Westerwele tha: “Evropa duhet të mbajë një qëndrim të drejtë ndaj Turqisë. Bashkëpunimi me Turqinë do ti sjellë fitime Evropës”.
Ministri i jashtëm gjerman tha se edhe Turqia duhet të rigjallërojë procesin e bisedimeve dhe të plotësojë reformat e guximshme.
Një temë tjetër që u trajtua ishte edhe presidenca grekoqipriote e Bashkimit Evropian.
Lidhur me këtë çështje Westerwelle bëri thirrje që në këtë proces të gjithë të jenë shumë të kujdesshëm, të ndjeshëm dhe ta trajtojnë situatën në mënyrë konstruktive./trt/
| |
|