Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në aksin Himarë-Sarandë, ku një autobus me 33 studente në bord ka rënë në humnerë, duke shkaktuar vdekjen e 12 studenteve. Pak minuta më parë, siç kanë njoftuar mediat shqiptare, ka ndëruuar jetë një studente e aksidentuar në Himarë dhe e sjellur për trajtim në Spitalin Ushtarak në Tiranë. Kjo studente ishte viktima e 12-të e tragjedisë që ndodhi sot rreth orës 16 e 15 minuta te Himara.
Në Spitalin Ushtarak në Tiranë janë sjell 8 të plagoura, me plagë më të rënda. Ato në orët e pasditës i kanë vizituar presidenti i Shqipërisë Bamir Topi dhe kreu i opozitës, Edi Rama.
Sipas informacioneve paraprake, autobusi ka rënë në thellësi prej afërsisht 100 metrash dhe dyshohet se të paktën 22 studentë të të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Drejt vendit të ngjarjes, në zonën e quajtur Qafa e Vishës, kanë mbërritur forca të shumta policore, autoambulanca dhe helikopterë.
Mësohet se autobusi i rrëzuar është me targë Elbasani, “EL 2274 B”, dhe se studentet janë të Universitetit Aleksandër Xhuvani, dega Gjuhë-Letërsi, viti i tretë.
Ndërsa Policia e Shtetit, përmes një njoftimi për shtyp, ka bërë të ditur se përveç njësive policore të dërguara në vendin e ngjarjes, është ngritur edhe një grupi i posaçëm për menaxhimin e situatës.
Në komunikatën e policisë thuhet: “Në orën 16:50 minuta morën informacionin se në Qafën e Vishës, një autobus me targë Elbasani, “EL 2274 V”, ka dalë nga rruga. Drejt vendit të ngjarjes janë dërguar njësi policore të repartit Delta Forcë dhe të policisë rrugore, si dhe është ngritur një grup pune për menaxhimin e situatës. Në zonën e aksidentit janë dërguar helikopterë nga Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Mbrojtjes”.
Ndërkohë, Andrea Goro, anëtar i Këshillit Bashkiak të Himarës, ka deklaruar për Top Channel se situata paraqitet shumë e rëndë dhe se numri i viktimave është mbi 10.
Ndërsa korrespondenti i Top Channel ka bërë të ditur se thellësia e humnerës është 80 metra, se autobusi është shkatërruar tërësisht dhe brenda tij ndodhen ende të mbijetuar.
Drejt vendit të ngjarjes janë nisur edhe ministri i Brendshëm, Bujar Nishani dhe drejtori i përgjithshëm i policisë, Hysni Burgaj, për të menaxhuar nga afër situatën.
Ndërkohë, në Spitalin Ushtarak kanë mbërritur helikopterë që kanë transportuar 8 të plagosura, të cilët ishin në gjendje më të rëndë se të tjerët.
Lajme, shqipëri
Balkan Web ka publikuar para pak minutash listën e studenteve të Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, që udhëtonin me 2 autobusë nga Elbasani drejt Sarandës. Në autobusin e aksidentuar udhëtonin vajzat e grupit B.
Grupi A
Ardita Çela
Aida Gjika
Alma Deda
Anisa Rusi
Anita Hysa
Antoneta Zaçe
Arta Ballabani
Aurora Molla
Besjana Dani
Besjana Xheneti
Blerina Qerimi
Drenica Guzi
Desilda Bytyçi
Dorjana Kumria
Dorina Spaho
Elsa Daka
Elsa Shtylla
Eralda Bajrami
Eranda Baloshi
Eranda Bardhi
Erjola Xhoi
Klejda Kena
Mirsije Biba
Ornela Nushi
Denisa Tare
Erdita Opingari
Grupi B
Eriselda Gubere
Eriselda Çoku
Erjana Gështenja
Ermira Mana
Fabjola Shehi
Florie Pepi
Gerta Ahmetaj
Griselda Zeneli
Griselda Gjilani
Isjana Dalipi
Ilma Klosi
Joana Debinja
Juliana Kuqi
Juliana Tola
Klajda Pollozhani
Laureta Cani
Lindita Kabashi
Liri Hasa
Oliverta Dhëmbi
Oltjana Beqiri
Ticiana Hysa
Anisa Çobaj
Enkelejda Berberi
Adjola Musaku
Hanife Xhepexhiu
Anila Curri
Shegushe Haka
Oltjana Yzo
Himarë: Autobusi me nxënës bie në greminë, 8 viktima e 30 të plagosur
Himarë, 21 maj – (E plotësuar) Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në aksin Himarë-Sarandë, ku një autobus me rreth 40 nxënës në bord ka rënë në humnerë.
Sipas informacioneve paraprake, autobusi ka rënë në një humnerë 100 metra të thellë. Sipas policisë dyshohet se 8 nxënës kanë humbur jetën dhe të tjerë janë plagosur.
Drejt vendit të ngjarjes, në zonën e quajtur Qafa e Vishës, janë nisur forca të shumta policore, autoambulanca dhe helikopterë.
Mësohet se autobusi i rrëzuar është me targë Elbasani. Banorë të zonës deklarojnë se ka disa persona të vdekur dhe të tjerë të plagosur.
Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, autobusi me nxënës po udhëtonte drej Sarandës. Dëshmitarët deklarojnë se autobusi është me targa të Elbasanit, ndërsa autoambulancat, zjarrfikësit dhe forcat e shumta të policisë ende nuk kanë shkuar në vendngjarje.
Burime nga policia e Vlorës fillimisht kanë bërë të ditur e paraprakisht mendohet për 5 viktima dhe rreth 30 nxënës të plagosur, të cilët janë nxjerrë nga autobusi të ndihmuar nga udhëtarë të rastit. Por më vonë, burime nga vendi i tragjedisë flasin për 8 viktima. Mësohet se ka qënë një autobus me turistë grekë ai që i ka dhënë ndihmën e parë, nxënësve të përfshirë në aksident. Në vendngjarje ka mbërritur tashmë një helikopter i Ministrisë së Shëndetësisë, ndërsa një tjetër është nisur drejt Himarës.
Korespondenti i News 24 raporton se autobusi me të cilin udhëtonin nxënësit është rrëzuar në aksin Sarandë-Himarë, mes fshatit Vuno e Himarës. Ai sqaron se nxënësit shkonin në Sarandë për pushime tre ditore, ndërsa dëshmon se terreni ku ka rënë autobusi është i vështirë dhe rruga tepër e ngushtë.
Ndërsa Shefi i Zjarrfikësve, Dilaver Laci ka deklaruar për News 24 se, “terreni ku mendohet se ka rënë autobusi është shumë i vështirë dhe distanca është e madhe”. Për pasojë, sic tha ai, aksidenti mund të ketë pasoja shumë të rënda./koha
LINKU per te pare videon
https://www.youtube.com/watch?v=_RuN21Q7tRw&feature=player_embedded#!