Përleshje të ashpra mes mbështetësve të partisë ekstreme nacionaliste ‘Ataka’ dhe muslimanëve bullgarë shpërthyen gjatë një demonstrimi kundër altoparlantëve të xhamive pranë xhamisë Bania Basha në qendër të Sofjes
Në fillim të demonstratës, një ekstremistët nacionalistë grisi fesin para 150 mbështetësve të partisë ‘Ataka’ dhe 200 besimtarëve muslimanë. Tensionet arritën kulmin kur ekstremisti filloi të vendos një altoparlantë në tualetin e xhamisë.
Gjatë trazirave shumë njerëz u plagosën, në mesin e të plagosurve ishte edhe një besimtar mysliman, i cili pësoi frakturë në kokë. Sipas kreut të partisë ‘Ataka’, Volen Siderov, deputetja Denitza Gedjeva ka pësuar dëmtim në nofull nga goditja me gurë.
Njësitet e ndihmës së shpejtë u dërguan në vendin e ngjarjes. Tre prej përkrahësve të partisë ‘Ataka’ u arrestuan.