Presidenti i porsazgjedhur francez Francois Hollande ka emëruar kabinetin e ri qeveritar në të cilin janë përfshirë edhe tre ministra muslimanë
Nga 34 ministra në qeverinë e Hollande-s tre janë muslimanë. Ata janë Najat Vallaud-Belkacem, Yamina Benguigui dhe Kader Arif
Najat Vallaud-Belkacem, me origjinë nga Maroku është ministre e të drejtave të grave. Ajo ka qenë këshilltare e afërt e Francois Hollande gjatë fushatës elektorale. Yamina Benguigui me origjinë algjeriane është ministre për çështjet e francezëve me banim jashtë shtetit, ndërsa Kader Arif me origjinë algjeriane është ministri i tretë musliman në qeverinë franceze. Ai është një politikan francez dhe anëtar i Parlamentit Evropian për jug-perëndim të Francës.