Televizioni shtetëror egjiptian ka konfirmuar se pesë ministra të qeverisë kanë dhënë dorëheqjen. Dorëheqjet kanë pasuar protestat e dhunshme opozitare kundër presidentit Muhamed Mursi.
Protestuesit kanë thënë se ata do të vazhdojnë demonstrata dhe mosbindje civile, dhe caktuan një afat kohor deri më 2 korrik në ora 17:00.
Edhe mbeshtetësit e Mursit organizuan tubimin e tyre në Sheshin Tahir.
Një përkrahës i presidentit, Ebu Hatem El Hassan, tha: \\\\\\\"Numri i madh i protestuesve është i natyrshëm, sepse siç e dini, numri i njerëzve të cilët ishin pjesë e ish partisë Demokratike Kombëtare ishte tre milion aktivistë gjatë kohës së Hosni Mubarak. Pra, është e natyrshme që ka pasur një numër të madh të njerëzve që protestonin dje, por gjëja më e rëndësishme është se ajo duhet të jetë paqësore. \\\\\\\"
Anembanë vendit, 18 persona u vranë. Aktivistët e grave raportuan se të paktën 43 gra ishin sulmuar seksualisht nga bandat e opozitës në Sheshin Tahir.
Vetëm disa demonstrues mbetën në Sheshin Tahir të hënën. Përleshjet vazhduan jashtë selisë së Vëllazërisë Myslimane në periferi të Kajros.