Ajete të shumta në Kuranin e Madhërueshëm na bëjnë të ditur se shtëpitë janë një vatër paqeje dhe qetësie.
Dashurinë e ndërsjellë dhe respektin, Islami e shikon si bazë themelore në marrëdhëniet njerëzore. Drejtësia, virtytet, mirësjellja, janë cilësi që i japin njeriut formën e tij njerëzore. Mjafton të shikoni suret Ahzab dhe Nur dhe në të dyja do të ndjeni intensivisht aromën e kohës së lumturisë, do ndjeni emocionin e shtëpisë si një liman urtësie...
Veprimtaritë tona ditore sociale, në një farë mënyre na lodhin dhe zemra jonë fillon të mbushet me njollat e mëkatit, sytë tanë ndoten dhe ne kemi vështirësi për të ruajtur duart, fytyrën, veshët dhe gjuhën tonë.
Mirëpo, deri në ç’masë mundohemi ta rregullojmë solidaritetin brenda familjes?
Ne jemi përgjegjës për drejtimin e një jete të shëndoshë, por sa përpiqemi t’i rregullojmë marrëdhëniet me mirësjellje, ashtu si porositet edhe në ajetet kuranore e në hadithet profetike?
Po të donim, do të mund t’i rilindnim çdo mëngjes ndjenjat e shquara të moralit Islam.
Këtë besim na e përforcon dhe ajeti kuranor, që thotë se: Kurani i Madhërueshëm e mbron jetën e atij që ia hap zemrën, e mëson të ecë me kulturë, të përmbajë zërin e tij, të kontrollojë shikimet, të japë përshëndetjen, të kërkojë leje, të respektojë të ndaluarën. Dhe atij që e harron këtë, ia kujton sërish. Libri ynë hedh dritë mbi ato tema që shumë njerëz i pandehin si tabu.
Në suren Nur, në ajetet që na ndriçojnë mendjen, thuhet: “...Kur të hyni në shtëpi, të përshëndetni njëri-tjetrin me përshëndetje të mirë e të bukur nga Allahu...” (en-Nur 24/61)
Kur lexojmë këtë ajet, mendimi që Islami i jep vlerë njeriut na bën të ndihemi mirë: Mendoni që Libri Ynë i Madhërueshëm na këshillon që të komunikojmë me njëri - tjetrin. Kur të hyni në shtëpinë e myslimanit, fjala e parë që duhet të thoni pasi t’ju jepet selam, është t’ia ktheni me të njëjtën mënyrë...
Dhe kur të mos keni ç’të thoni, më e mira është ta stolisni atë me fytyrë të qeshur dhe fjalë të ëmbël. Kjo është një fushë ku mund t’i nxirrni në pah të gjithë mirësitë.
Kjo do të thotë se “Paqja qoftë mbi ju” nuk është një shprehje e thjeshtë, por do të thotë të ndash lutjen për mëshirën dhe begatinë e Allahut. Prandaj, me qëllim që të kenë një dialog të mirë, të gjithë myslimanët duhet të jetojnë sipas traditës profetike.
Po ta dinim vlerën e kësaj, fundi i çdo bisede që fillon më fjalën e Allahut do të ishte plot dobi. Energjinë negative që mund të harxhojmë në fusha të ndryshme, mund ta shlyejmë me begatinë e selamit. Lutjes që beÇdo shtëpiështë një fole virtyti
simtari bën për besimtarin, engjëjt i përgjigjen me amin, kështu që vetëm me lutje të ndërsjella mund të shtohet qetësia e shtëpisë sonë.
Pejgamberi ynë thotë: “Kur të hyni në shtëpitë tuaja, jepni selam, që të shtohet begatia.” Madje ai na porosit që edhe në një shtëpi ku nuk ndodhet njeri duhet të jepet selam me fjalët: “Paqja qoftë mbi ne dhe mbi adhuruesit e mirë të Zotit.”
Dhe përgëzon dukë thënë së engjëjt e marrin këtë selam.
Ky hadith profetik sprovon në zbritjen e parë të vahjit nënën tonë Hz. Hatixhen, duke zbuluar një pjesë nga mbulesa e kokës, për të parë nëse ai që vinte ishte engjëll apo jo. (shih: Ibn-i Hisham, I, 257-258) Këtë ide mund ta përmbledhim kështu: nëse veshja jonë, të folurit tonë, të ngrënët dhe të pirët bëhet brenda kufijve të moralit Islam, engjëjt e mëshirës janë bashkë me ne në shtëpitë tona.
Është e qartë se ajetet Kuranore e ndalojnë përgojimin në një mjedis të tillë. Do të kujtojmë se duhet të largohemi nga veprat e këqija, duhet të përpiqemi të rrimë larg thashethemeve. Çdo njeriu i është caktuar një engjëll, i cili frymëzohet për çdo gjë - e mirë apo e keqe - që thotë ai në lidhje me të tjerët.
Shprehja “Paqja qoftë mbi ju” na çon në një mjedis të tillë. “Atë Ditë që do të dëshmojnë kundër tyre gjuhët, duart dhe këmbët e tyre për çfarë kanë bërë” (en-Nur 24/24) dhe para çdo gjëje vetëm duke mbrojtur zemrën mund të arrijmë gradën më të lartë qiellore.
Në ajetet kuranore që urdhërojnë të mbrojmë shikimet tona, thuhet: “(O Muhammed alejhiselam!) thuaju besimtareve dhe besimtarëve të ruajnë shikimet e tyre (prej haramit).” (en-Nur 24/30-31) D.m.th. shprehja që zemrat të jenë të kulluara është e lidhur me ruajtjen e shikimit (nga haramet). Mbrojta e zemrës fillon me ruajtjen e shikimeve.
Mendoni se hollësia e këtyre ajeteve na kujton se duhet të tregojmë mirësjellje ndaj njëri-tjetrit. Dhe duhet pasur parasysh që këtë edukatë duhet ta transmetojmë te fqinjët, në rrugë, në punë etj. Sa fillim i mirë do të ishte që këto vlera të bukura të mos humbitnin e të zhdukeshin, por të ringjalleshin...
Në suren Ahzab, rrëfimet mbi thjeshtësinë e klimës profetike duhet t’i transmetojmë në shtëpitë tona. Duke lexuar këtë sure të shenjtë, vërejmë sërish që idhujtarët e kuptuan shpejt se lartësimi i Islamit nuk ishte i lidhur me fuqinë materiale. Kuptuan se myslimanët korrën sukses në çdo fushë vetëm falë karakterit të tyre të shëndoshë dhe cilësive të larta morale.
Në këtë mënyrë, duhet të transmetojmë në zemrat dhe shtëpitë tona këshillën e ajeteve në kaptinën e nderuar, që myslimanët duhet të jetojnë me virtyte e të zotërojnë ndjenjën e turpit, gjë që përbën boshtin kryesor të përgjigjes që duhet t’i jepet mohuesve. Edhe gratë e pejgamberit udhëzohen të mos e këmbejnë lumturinë e përjetshme me jetën dhe të mirat e kësaj bote. Ky udhëzim duhet të jetë kuptimplotë për ne.
Pastaj, nënave të besimtarëve u thuhet : “O gratë e Pejgamberit! Në shtëpitë tuaja uluni me dinjitet”, “kujtoni urtësinë dhe ajetet e Allahut, që lexohen në shtëpitë tuaja...” Vazhdimin e ajetit duhet ta lexojmë më me kujdes, sepse më pas përmendemi edhe ne së bashku me ato. Nëpërmjet grave të besimtarëve, na tërhiqet vëmendja të gjithëve.
“O Profet, thuaju grave dhe vajzave të tua, si dhe grave të besimtarëve, që të lëshojnë mbulesën e tyre (të kokës) përreth trupit...” (Ahzab 33/59) Do ishte mirë që kuptimet e këtyre fjalëve t’i varnim në vendin më të bukur të shtëpisë sonë. Dhe sa e dobishme do të ishte që këtë këshillë mirëdashëse ta mbanim gjithmonë parasysh...
“Uluni në shtëpitë tuaja me urtësi”. Nëse do të mendojmë se për çfarë na flet ky udhëzim... duhet të kuptojmë që, sikur të merrnim një pjesë nga urtësia e nënave tona në të ulur, në të ecur, në të veshur, në të folur, gjëra të cilat i përmendëm më sipër me respekt, sikur të përqafonim cilësitë morale dhe besimin e tyre, vetëm kështu do të fitonim dashurinë e Pejgamberit (a.s.).
Në suren Nur, ku urdhërohet: “Kur fëmijët tuaj të arrijnë moshën e pubertetit, le të kërkojnë leje, ashtu siç kanë kërkuar leje ata para këtyre...”, (shih: Nur 24/59) theksohet fakti se respekti për të ndaluarën lipset të mësohet në kohën e duhur.
Duke u bazuar në ajetet e mësipërme, kuptojmë se fëmijëve duhet t’u mësohen që në moshë të vogël rregullat e hyrje daljeve pranë njerëzve më të afërt. Fëmija duhet të njihet me edukatën e mirë Islame përpara se të ketë arritur moshën e pjekurisë. Për këtë arsye, të mirat që na ofron morali Islam përqafohen me dashamirësi nga myslimanët. Dhe kjo fillon me dashurinë dhe respektin për të afërmit me të cilët ai banon nën një çati.
Ka një fjalë të urtë që thotë: “Dëgjova - harrova, pashë - kujtova, bëra - mësova”. Kjo na bën të mendojmë se si fillim morali Islam duhet mësuar dhe praktikuar në mjediset më të ngushta.
Që sjelljet e mira të vendosen në natyrën njerëzore dhe të shndërrohen në zakon, nevojitet një punë e durueshme. Ringjallja e mirësive të Islamit, si virtyti, ndjenja e turpit, fjala e mirë, fytyra e qeshur, ndershmëria, përbëjnë kushtin që pikësëpari të fillohet nga shtëpia. Vetëm nëse do ta mbrojmë me fanatizëm këtë gjë, do të mund të fillojmë të shpresojmë në përsosmërinë e familjes dhe të shoqërisë.