Marrëdhëniet politike midis Gjermanisë dhe Izraelit ka një kohë që nuk janë në nivelin e duhur. Kancelarja Angela Merkel është një nga kritikët më të mëdhenj të politikës së kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që vazhdon me ndërtimin e vendbanimeve hebraike në territoret palestineze.
Qëndrimi i kancelares Merkel ka ndryshuar edhe qëndrimi i qytetarëve të Gjermanisë, të cilët sipas anketës së gazetës “Stern” ka treguar se gjatë tri vjetëve të fundit një përqindje e madhe e gjermanëve e ka humbur simpatinë për Izraelin.
Vetëm 36 për qind e të anketuarve janë deklaruar se e pëlqejnë politikën e Izraelit, ndërkohë që në vitin 2009, në një anketë të ngjashme, 59 për qind e gjermanëve ishin shprehur në mbështetje të Izraelit.
Më shumë që 65 për qind e gjermanëve duan që qeveria e tyre ta njoh shtetin e Palestinës, ndërsa vetëm 18 për qind e tyre vlerësojnë se tani nuk është momenti i duhur për ta njohur shtetin palestinez. /Telegrafi/