Kryeministri Rexhep Tajip Erdoan, u takua me parlamentarët e huaj në seancën e mbylljes së Konferencës së Fondit të Popullsisë së Kombeve të Bashkuara organizuar në Stamboll.
Në fjalimin e tij Kryeministri Erdoan duke theksuar zhvillimet në Siri, i bëri thirrje të gjitha vendeve që të tregohen të ndërgjegjshme.
Në mbledhjen ku u trajtuan çështjet e popullsisë dhe zhvillimit Kryeministri Erdoan tha se është kundër abortit, të cilin e ka cilësuar si një "vrasje".
Në mbledhje Kryeministri Erdoan, duke i kritikuar vendet e zhvilluara se po qëndrojnë indiferente ndaj problemeve të vendeve të tjera tha: "Vendet që për veten e tyre, për popujt e tyre, vlerat universale të njeriut, demokracinë dhe mirëqenien e shikojnë si një të drejtë të tyren, tragjeditë që ndodhin pranë, ose nëpër gjeografi të afërta, i shikojnë sikur të ishte ndonjë film me frikë dhe mjaftohen me kaq".
Në agjendën e Kryeministrit Erdoan ishin edhe zhvillimet në Siri.
Ai duke i bërë thirrje vendeve nëpër botë që të tregohen të ndërgjegjshme tha: "Zotërinj këtu nuk po shohim ndeshje futbolli. Fatkeqësisht që kemi mbetur të detyruar të shikojmë një dramë, një tragjedi. Këtu po vriten fëmijët, gratë e pambrojtura dhe të moshuarit. Këtu ka njerëz që po vriten duke therur. Këtë të shikojmë ne? Këtë të vrojtojmë?... Askush nuk mund të qëndrojë indiferent ndaj kësaj dhe të thotë 'Unë nuk e kam dëgjuar një gjë të tillë'. Ne jemi të detyruar të zgjasim dorën tonë".
Ai duke u nisur nga çështja e Sirisë, kritikoi edhe strukturën e Kombeve të Bashkuara dhe tha se organizata ka nevojë për bërjen e reformave.
"Ju si Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara merrni një vendim dhe ia paraqisni atë anëtareve të përhershme. Kur dy prej tyre e bëjnë veto këtë vendim atëherë aty përfundon edhe puna dhe ju nuk mund të hidhni hapa të tjerë".
Kryeministri i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoan, i foli parlamentarëve të huaj për zhvillimet në ekonominë e Turqisë.
Ai më pas mori pjesë në Forumin e Shtatë të Kompanive Kombëtare të Naftës./trt/