Mes një valë të demonstratave anti-qeveritare në Turqi, kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan, në mënyrë qesharake po akuzohet për të qenë gjoja se "një diktator ".
Të gjitha mediat turke dhe ndërkombëtare që po përcjellin ngjarjet në vend kanë vënë re se nuk është qeveria ajo që po sfidon demokracinë, por vetë protestuesit janë një kërcënim potencial për demokracinë, pasi ata po shkaktojnë trazira duke shkatërruar cdo gjë që ju del përpara.
"Ata kanë hequr gurët e shtruar në trotuare dhe me to kanë thyer dritaret e dyqaneve. A është kjo demokraci? "ka thënë kryeministri Erdogan.
"Ata thonë se Rexhep Tajip Erdogan është një diktator. Unë nuk kam asgjë për të thënë, përvec se kam angazhuar tërë potencialin tim dhe kam vënë në dispozicion jetën time për të qenë shërbëtor i këtij vendi," vazhdoi Ergdogan.
Përpjekjet për të menxhuar protestat filluan ditë më parë në Stamboll, pas dy ditëve të protestave të ashpra, gjatë së cilave qindra njerëz u arrestuan.
/islamieshtedrit/