Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan ka bërë thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të protestave në vend, menjëherë pasi u kthye nga turi i tij në vendet Afrikane. Kryeministri u prit herët të premten në mëngjes nga mijëra mbështetës të mbanin flamuj turq dhe duke brohoritur "Ne jemi me ty Erdogan". "U bëj thirrje për një fund të menjëhershëm të demonstratave, të cilat janë kthyer në paligjshmëri dhe vandalizëm," tha Erdogan në një fjalim në aeroportin e Stambollit, ku ai sapo ishte kthyer nga një udhëtim në Afrikën e Veriut. I shoqëruar nga gruaja e tij dhe ministra të shquar të qeverisë, kryeministri vlerësoi përkrahësit e tij për qetësinë që shprehën gjatë ditëve të fundit, dhe theksoi se ai ishte shërbëtor i çdo qytetari në vend. Më pas, Erdogan tha se askush përveç Zotit nuk mund ta ndalë hovin e zhvillimit të Turqisë.[justify]