Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Pas protestave të koptëve Egjipt: Liderët muslimanë bëjnë thirrje për unitet kombëtar Tue 11 Oct 2011 - 21:47 | |
| Ata i kërkuan kombit egjiptian që të mos bien pre e planeve dashakeqe të jashtme, të cilat punojnë për konflikte fetare dhe sektare në vend.
Shejhu i Ez’herit Ahmed Tajjib dhe myftiu i Egjiptit Ali Xhumua, u kanë bërë thirrje egjiptianëve, myslimanë dhe koptë për më shumë vetëpërmbajtje dhe unitet kombëtar. Ata i kërkuan kombit egjiptian që të mos bien pre e planeve dashakeqe të jashtme, të cilat punojnë për konflikte fetare dhe sektare në vend.
Shejhu i Ez’herit, në një deklaratë të bërë publike në orët e vona të natës, i dënoi aktet e dhunës dhe përpjekjet për të shkaktuar konflikte sektare mes vëllezërve të një kombi, nga qarqe të dyshimta.
Dr. Ahme Tajjib kërkoi që personat e përfshirë në ngjarjet e dhunshme dhe dramatike të ditëve të fundit, të dalin para ligjet dhe për ta të merren vendimet më ekstreme të ndëshkimit.
Menjëherë pasi shpërthyen ngjarjet e fundit, shejhu i Ez’herit kontaktoi me krerët më të lartë të kishës kopte, për të mos lejuar përkeqësimin e konfliktit.
Nga ana e tij, myftiu i Egjiptit, dr. Ali Xhumua e dënoi dhunën pranë radiotelevizionit shtetëror dhe tha se ajo që ndodhi nuk mund të shkaktonte nga persona fetarë, myslimanë apo të krishterë qofshin. | |
|