Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Dijetarët muslimanë bëjnë thirrje për të mbështetur Ushtrinë e Sirisë së Lirë Wed 8 Feb 2012 - 21:23 | |
| Në një deklaratë për shtyp, 107 dijetarë myslimanë kanë bërë thirrje për mbështetje të Ushtrisë së Sirisë së Lirë. Njëkohësisht, ata u kanë bërë thirrje funksionarëve ushtarakë të ushtrisë siriane, që të dorëhiqen nga postet që mbajnë, për shkak të dhunës që ushtrohet ndaj protestuesve sirianë. Në deklaratë, u bëhet thirrje të gjithë sirianë, që ti bashkangjiten Ushtrisë së Sirisë së Lirë, e cila mbron civilët. Po ashtu, në deklaratë u kërkohet të gjithë myslimanëve në mbarë botën që ta mbështesin ushtrinë në fjalë materialisht dhe moralisht.
Nga ana tjetër, dijetarët myslimanë kanë vënë theksin në domosdoshmërinë e mbështetjes që u duhet dhënë revoltave në Siri, me qëllim që revolucioni të jetë i suksesshëm dhe populli të fitojë lirinë dhe të drejtat e tij.
Dijetarët u kërkuan vendeve arabe që të marrin qëndrime serioze ndaj regjimit të Esed, të dëbojnë ambasadorët sirianë dhe të ndërpresin çdo lloj bashkëpunimi me këtë regjim, por edhe me shtetet që e mbështesin, sidomos Rusinë dhe Kinën.
Ndër dijetarët që e kanë firmosur këtë deklaratë është dhe kreu i Unionit Botëror të Dijetarëve Myslimanë, shejh Jusuf Kardavi, myftiu i Egjiptit shejh Ali Xhumua, Rashid Gannushi, Abdul Mexhid Zendani, Aid Elkarnij, Selman Aude, Muhamed Hasan, Ali Salabi etj... /ardhmeriaonline/
| |
|