Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Lartë për Çështje Islame në Egjipt, Sulltan Salah ka thënë se Turqia, Egjipti dhe Malajzia do të jenë mbrojtës të botës islame, si dhe Turqia e Egjipti duhet të jenë fuqia unifikuese e botës islame.
Duke vlerësuar zhvillimet e fundit në Siri, Salah theksoi se forcat e armatosura të Iranit dhe Hezbollahut kanë ndihmuar Assadin që të qëndrojë në pushtet deri më tani.
Sulltani ka deklaruar se Rusia dhe Kina mbeten të heshtur kundër forcave të dërguara nga Irani dhe Hezbollahu.
Duke treguar se myslimanët, të cilët ishin kundër Assad, ofrojnë vetëm ndihma humanitare për popullin sirian, Sulltan theksoi, se "çdokush çmon mbështetjen humanitare dhe morale të Turqisë ndaj qytetarëve sirianë".
Sulltan vuri në dukje se Turqia ka qenë një fuqi e madhe, dhe në vitet e ardhshme, Turqia, Egjipti dhe Malajzia do të jenë mbrojtës të botës islame.
Sulltan pohoi se Izraeli ra dakord me Asadin për të bombarduar Sirinë, dhe tha se ata nuk kishin parë asnjë plumb të vetëm në kufirin me Izraelin për 40 vjet me radhë.
/mesazhi/