Kosmonauti rus, Anatoli Ivanichen, citohet të ketë thënë se dy vendet më të ndriçuara mbi rruzullin tokësorë janë Meka dhe Medina!
Këtë fenomen, kosmonauti rus Ivanichen, e kishte zbuluar në një intervistë dhënë një gazete të Lindjes së Mesme tek po fliste rreth përvojës së tij në hapsirë. Ivanichen në këtë intervistë kishte thënë: U përpoqëm që nga hapsira të merrnim foto të disa qyteteve që ishin të njohura për ndriçimin e tyre, siç është Parisi, disa zona të Europës dhe Amerikës Veriore, por që ato pamje kur u kapën ishin të pa qarta. Me vonë, shtoi kosmonauti, ne dhe ekuipazhi vendosëm që anijën ta drejtonim drejtë Gadishullit Arabik për të parë nëse do të ishte e mundur që të fokusonim ndonjë pamje nga hapsira, dhe ishim të befasuar kur pamë dy vende plotësishtë të ndriçuara dhe pamjet e të cilave ishin mjaftë të qarta. Pasi që kishin përcaktuar vendet dhe kishin marrë pamjet e para në mënyre që të bënin verifikimin e tyre se për cilat vende saktësisht bëhej fjalë, ata ishin befasur se këto dy vende ishin pikërisht dy vendet e shenjta Mekea dhe Medina.
Kosmonauti rus vazhdoi: Pasi që bëmë verifikimin e imazheve pamë se ishin pikërisht nga dy vendet e shenjta të muslimanëve por që ne nuk kishim fare njohuri për to.
"Zona tek e cila kishim fokusuar thjerrëzat tona të cilësisë së lartë ende nuk e kishin arritur rrezet e diellit, por edhe përkundër kësaj ne arritëm të marrim disa foto që ishin tepër të qarta dhe pamjet e tyre ishin mjaft të bukura, gjë që na e mundësi të kuptonim se ishte fjala për Meken dhe Medinen", përfundoi intervistën e tij dhënë gazetës "El-Bejan" të Emiratëve.
Mesazhi/Artan Musliu