[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/200-150_1353498489.jpg[/img
]
Në qytetin Nablus tëë Bregut Perëndimor, anëtarët e një grupi të kolonëve radikalë hebrenj ia kanë vënë zjarrin xhamisë Ribad
Zjarri përfshiu dyert dhe qilimat e xhamisë, por për fat të mirë, u shua para se ndërtesa të shkatërrohet plotësisht, njoftojnë mediat lokale.
Zyrtari i ngarkuar për dosjen e vendbanimeve në Bregun Perëndimor, Dauglas Gassan, tha se "Kolonët hebrenj që jetojnë në vendbanimin Baraha dogjën xhaminë Ribad. Por, me ndërhyrjen e banorëve lokalë, zjarri është vënë nën kontroll."
Nga ana tjetër, dëshmitarët okularë thonë se kolonët hebrenj në murin e xhamisë kanë shkruar slogane kundër arabëve dhe muslimanëve.