Të ushqyerit e pëllumbave në Mekë, traditë e mbetur që nga periudha e Perandorisë Osmane, vazhdon edhe në ditët e sodit
Pëllumbat, që supozohet të jenë rreth katër milionë, kanë filluar të paraqesin problem për mjedisin, dhe arsye për hapjen e shumë kundërshtimeve ligjore.
Pëllumbat mekas konsiderohen mbrojtës të qytetit, të cilët e mbrojtën gjatë sulmit të ushtrisë Jemenase "ushtrisë së elefantëve". Sipas disa mendimeve, këta pëllumba janë pasardhës të atyre që kanë bërë çerdhen në hyrje të shpellës dhe e kanë shpëtuar Pejgamberin, a.s. dhe shokun e tij Ebu Bekrin gjatë migrimit nga Mekka në Medine.
Autoritetet lokale në Mekë duan ta zgjidhin problemin e ndotjes së mjedisit të shkaktuar nga pëllumbat, por Ligji për mbrojtjen e të gjitha qenieve të gjalla, përfshirë këtu bimët dhe kafshët, ua lidhin duart. Çdo ditë arrijnë ankesa të qytetarëve, ndërsa autoritetet lokale përpiqen të gjejnë një zgjidhje të përhershme që do të zgjidh problemin e ndotjes së mjedisit nga njëra anë dhe mbrojtjen e pëllumbave, në anën tjetër.
Qeveria ka paralajmëruar ndërtimin e shtëpive për pëllumba në vende të caktuara jashtë zonave të banuara në mënyrë që të zvogëlojë numrin e pëllumbave mbi çatitë dhe dritaret e shtëpive. Ka edhe sugjerime për vendosjen e telave me energji të dobët elektrike në ndërtesa, gjë e cila do të parandalonte uljen e pëllumbave.
Drejtori i kompanisë e cila është e angazhuar në çështjet komunale në Mekë, Muhammed el-Murki, tha se gjatë vitit Mekën e vizitojnë rreth 15 milionë besimtarë të cilët gjithashtu duke i ushqyer pëllumbat ndotin mjedisin. Ai shtoi se punëtorët e kësaj kompanie, çdo ditë pastrojnë dhe lajnë rrugët nga ndyrësirat e pëllumbave.
Anëtarë i Këshillit të dijetarëve të Arabisë Saudite (Heyetu Kibari'l-Ulema) Ali Abbas Hakemi tha se vrasja e pëllumba mekas nuk është e mundur, sepse ky akt do t’i "lëndonte qytetarët e Mekës." Ai thotë se duhet gjetur një zgjidhje të qëndrueshme në bazë të miratimit të fetvasë, ashtu, në një farë mase, siç ka qenë rasti deri më tani. Me fjalë të tjera, ekziston një fetva për ndalimin e të ushqyerit të pëllumbave pranë Qabesë.