Qeveria e Arabisë Sauditë vazhdon të hapë dhjetëra tunele, të cilët do të shërbejnë për të lehtësuar kalimin e pelegrinëve, të ardhur në Meke për kryerjen e haxhit dhe umres, drejt Qabes.
Mekja siç dihet, është një vend i rrethuar me qindra male e kodra. Të gjithë tunelet e hapura të çojnë në Qabe. Në Meke përjetohet një trafik i dendur sidomos gjatë kohës së haxhit dhe umres. Qeveria Saudite vazhdon të hapë tunele për të zgjidhur këtë problem.
Malet dhe kodrat e ashpra dhe të forta ndonjëherë shpërthehen dhe me dinamit për t’u hapur. Me ndihmën e 12 tuneleve të hapura deri me tani, trafiku është lehtësuar goxha por mbetet ende shumë për t’u bërë pasi gjatë periudhës së haxhit, Qabja vizitohet nga më shumë se 3 milionë pelegrinë dhe rrjeti aktual rrugor nuk i përballon dot./start/