Gjersa dhuna dhe trazirat po vazhdojnë në Siri, një numër i Sirianëve të rinj që janë rritur në Londër po udhëtojnë atje –duke rrezikuar jetën e tyre- për të ndihmuar lëvizjet për rrëzimin e regjimit të presidentit Asad.
“Muhamedi” është në të njëzetat e hershme të tij dhe jeton në perëndim të Londrës. Ai është i përfshirë nga afër me aktivistët në Londër dhe në Lindjen e Mesme. Por ai është i frustruar që s’po mund të bëjë më shumë.
“Për mua që po jetoj në Londër, dhe që nuk e njoh Sirinë dhe që kurrë nuk kam qenë atje, kurrë nuk kam menduar për kthimin në vendin tim, por duke parë tërë këtë gjak duke u derdhur ndërsa unë duke ndenjur këtu në Londër duke mos bërë asgjë, ndjehem sikur jam i kotë, thotë ai për BBC.
“Unë duhet të sakrifikoj gjithçka që mundëm për të ndihmuar këtë revolucion të ketë sukses.”
Muhamedi i cili dëshiron të mbetet anonim, ka në plan të udhëtojë për në Siri në javët e ardhshme.
Muhamedi thotë se janë shumë të rinj Sirianë nga Londra ashtu si ai-të gjithë me dëshirën për të ndihmuar në sjelljen e demokracisë në atdheun e prindërve të tyre./mesazhi/