Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | Erdogan sulmon OKB-në: Braktisët sirianët | |
Kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, akuzoi Këshillin e Sigurimit në OKB si mbështetës indirekt të shtypjes që regjimi i Bashar al-Assad është duke realizuar ndaj kundërshtarëve të tij. Erdogan u shpreh se Këshilli i Sigurimit ështyë duke qëndruar “duarkryq”, ndërsa sirianët janë duke u masakruar në mënyrë të përditshme. Rusia lajmëroi gjatë ditës se ka marrë garanci nga qeveria siriane për tërheqjen e forcave ushtarake nga qytetet në 10 prill. Gjithashtu të martën, lideri i Kryqit të Kuq, Jakob Kellenberger, u takua me zyrtarë të lartë sirianë në Damask për të diskutuar rreth gjendjes së rënduar humanitare në shumë zona të vendit. Sipas mediave ndërkombëtare, Kellenberger do të ndërmjetësojë edhe për propozimin e mëparshëm të vendosjes së një armëpushimi ditor prej dy orësh, në një kohë të fiksuar, në mënyrë që zonat civile të kenë akses ndaj ndihmave. Ndërkohë, presidenti i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Nassir Abdulaziz al-Nasser, deklaroi se i ka kërkuar ndërmjetësit të paqes, Kofi Annan, që të raportojë mbi ecurinë e biseidmeve të paqes. Asnjë datë nuk është caktuar ende, por Nasser sugjeroi 13 prillin, pasi të skadojë në 10 prill afati për tërheqjen e forcave nga qytetet kryesore./tch/
| |
|