Sirianët po përballen me kushte të rënda jetësore nëpër kampet afër kufirit me Turqinë për t’iu shmangur rrëziqeve të një lufte të zgjatur civile, e cila ka lënë më tepër se katër milionë të zhvendosur.
Në qytetin prej tendave të ndërtuar nga banuesit e tij afër qytetit Atme në Idlib, afër 20000 besimtarë e kanë përqafuar muajin e shenjtë të Ramazanit me pak ujë dhe ushqim për iftar nën diellin e nxehtë të verës.
Ushqimi kryesisht përbëhet nga ajo që vjen nga ndihmat e paketuara për iftar nga organizatat humanitare, kurse mungesa e ujit dhe energjisë mbesin vështirësi konstante.
Gratë mbledhin copa drunjsh përreth kampit në mënyrë që të dhezin zjarr për zierjen e ushqimit. Fëmijët luajnë rolin e shpërndarësit për të sjellur në shtëpi gjellën e vetme, shpeshherë oriz, të përgatitur për ata që nuk kanë mjete e mundësi për përgatitje të ushqimit. Shpeshherë hahet nje pjesë e mirë e tij përpara se të mbërrijë në shtëpi.
Aisha Menlu gati që një vit ka ardhur në kamp me tetë fëmijët e saj nga qyteti Hama.
“Ne jemi në muajin e bekuar të Ramazanit. Është shumë vështirë këtu. Përveç brengosjes që jemi shumë larg shtëpisë, është edhe varfëria,” tha ajo.
“Ne presim ndihmën e Turqisë gjatë Ramazanit. Ne duam paqe që të kthehemi në vendin tonë dhe duam të kthehemi në tokat tona,” shtoi ajo. /WB/
Përktheu: Breziiri