Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | Banka Islamike vjen me 100 biznese | |
- Cito :
- Kanë para dhe janë të gatshëm të investojnë kudo, sidomos në ato vende, që i konsiderojnë partnere të ngushta.
Në tre vitet e fundit, bankat arabe janë treguar agresive në sektorin e investimeve, kryesisht në rrugë, po tashmë po shikojnë gjetkë, duke tentuar edhe turizmin. Më parë, prezenca e tyre është ndier në sektorin e hotelerisë, por potencialet janë më të mëdha, dhe në konferencën që pritet të zhvillohet nesër në Tiranë, sipërmarrja shqiptare ka mundësi të zgjerojë kontaktet me kompani të njohura.
Organizatorja e këtij eventi, Agjencia e Investimeve të Huaja, në bashkëpunim me bankën islamike në zhvillim do të organizojnë një konferencë dyditore, me pjesëmarrjen e 100 firmave të huaja, partnere të bankës, me përfshirjen e 30 shteteve të ndryshme, kurse të ftuarit janë mbi 300.
Drejtuesja e agjencisë u shpreh me entuziazëm për mundësitë që i jepen vendit tonë, sidomos në kushtet e krizës globale, sikurse nuk përjashtoi mundësinë e kontakteve të drejtpërdrejta të firmave shqiptare me bankën arabe për financime në sektorë të ndryshëm.
Energjia dhe turizmi, por edhe transporti janë disa nga fushat ku do të shikohet me kujdes nga bizneset arabe, por nuk do të mungojnë edhe shoqëri të huaja aziatike. “Kjo është një mundësi e mirë për lidhjen e kontratave mes kompanive të huaja dhe atyre shqiptare”, tha Enaida Guria. Për të lançuar forumin ekonomik ishte dhe kreu i Unionit të Dhomave të Tregtisë, Ilir Zhilla, i cili u bëri apel kompanive shqiptare të aplikojnë për të përfituar kredi apo subvencione nga Banka Islamike për Zhvillim.
Banka Islamike për Zhvillim është një ndër institucionet më të fuqishme financiare në botë (me eksperiencë mbi 35-vjeçare) dhe projektin e fundit të investuar në Shqipëri e ka të dokumentuar në rrugën Tiranë-Elbasan, me vlerë kredie rreth 200 milionë dollarë dhe kushte të favorshme interesash.
Ndryshe nga herët e kaluara, bizneset e huaja pjesëmarrëse nuk janë të vetëm, por të grupuar, me projekte konkrete. Nuk bëhet ende e ditur se çfarë do t’u ofrojë pala shqiptare, por ditët e fundit Komitetit Kombëtar i Planifikimit miratoi 12 projekte të mëdha, kryesisht në fushën e energjisë dhe të turizmit. Kjo e fundit shikohet si opsioni më i mundshëm i investimit.
Anëtarësia aktuale e IDB-së përmbledh 56 vende nga shumë rajone, përfshi edhe Shqipërinë, me një kuotë modeste aksionesh. Kushti kryesor për anëtarësim është anëtarësia e vendit përkatës në Organizatën e Konferencës Islamike, pagesa e tarifës fillestare për regjistrimin minimal në kuotën e Aksioneve të IDB, dhe pranimi i termave dhe kushteve që mund të vendosen nga Bordi i Guvernatorëve, që për Shqipërinë, përfaqësohet nga zv/ministri i Financave.
Biznesi në vendin tonë po vuan mungesën e kredive nga bankat, me një ritëm vjetor poshtë 10 për qind, nga 30 për qind që ishte para zhvillimit të krizës. Në këto kushte, një afrim i bankave islamike në sektorin e kreditimit shikohet si variant i mirë, aq më tepër kur interesat janë me leverdi, natyrshëm, në rast se projektet janë të mirëstudiuara./tch/ | |
|