Njeriu është nga krijesat e Zotit,andaj dhe duhet të jetojë sipas parimeve dhe rregullave të Zotit.T`ju jap një shembull konkret:Të gjitha mjetet elektronike kanë një rregull se si duhet të funksionojnë.Në qoftë se ato mjete nuk përdoren sipas atyre rregullave, atëherë ato prishen.Ja,ashtu siç mjetet materiale që kanë nga një rregull përdorimi,në atë mënyrë edhe principet e njeriut që kanë lidhje me botën shpirtërore,janë të shënuara në Kur`an.Kur`ani Kerimi është një libër që i përgjigjet të gjitha nevojave të njeriut.
Jam duke parë një gjendje të çuditshme.Pronarët e veturave rregullisht janë duke i dërguar në kontroll, mirëpo kurrë nuk i bëjnë një kontroll vetes së tyre.Ashtu siç kanë uri organet tona materiale, në të njejtën mënyrë ndjehen edhe organet tona shpirtërore.Mendja kërkon dijeni,ndërsa zemra kërkon besim dhe adhurim.Natyra e njeriut kurrë nuk gënjen.Ashtu siç shqetësohemi kur jemi të urritur, në të njëjtën mënyrë shqetësohet edhe shpirti.Kjo shkakton shfaqen e stresit,problemet psikologjike dhe depresionin.Në këto raste, duhet patjetër që të mjekohemi.Atëherë,Islami shërben si preventivë për mbrojtjen e shpirtit.
Krijuesi është Rahman (Mëshirues) dhe Rahim (Mëshirbërës).Ai (Zoti) ka dërguar pejgamber (profet) me qëllim që robërit e Tij të mos shkojnë në rrugë të keqe.Pejgamberi ynë s.a.v.s ka bërë një jetë Islami.Ai është një model për muslimanët.Të mësuarit e jetës së tij dhe të munduarit për të jetuar një jetë sikur ai,është nga adhurimet më të mëdha.
Shprehitë tona do të mundohemi t`i shndërrojmë në adhurime.Madje edhe një veprim i thjeshtë,sikur që është mbathja e këpucve ,duhet të kemi kujdes që së pari të mbathim këmbën e djathtë,që është sunnet.Kështu që puna e mbathjes së këpucve shndërrohet në adhurim.Sunnet-i Senijje (praktikimi i sunneteve) është një metodë jete që e shëndëron botën tonë në Xhennet.
Zbatimi i Sunnet-i Senijje është nga shenjat që tregojnë dashurinë ndaj Allahut.Dashuria formohet me besim dhe njohje.Allahu mund ta njohim përmes vetive të Tij.Marifetullahi (Ta njohësh Zotin) është esenca e dijes.Kjo dije na mundëson që ta çojmë jetën duke ia dhënëhakun, duke qenë të njoftuar me urdhrat dhe ndalesat e Allahut.
Për shembull,falja e namazit është një adhurim i vogël.Kurse të jetuarit e ajeteve që jemi duke i thënë në namaz është adhurim i madh.Punëtorët e një fabrikës dhe çmimin e punës çka e bëjnë e marin nga ai.Edhe në këtë fabrikë të madhe që quhet,Univers,ka popuj nga kombe dhe fe të ndryshme.Ata të cilët punojnë për Allah,jeta e tyre u shëndërohet në adhurim.Largimi prej harameve e përforcon namazin tonë.
Në mëngjes kur të dalim prej shtëpisë duhet ta dimë mirë se në çfarë besojmë.Kur të takohemi me ndonjë vëlla tonin,nëse mendojmë se Allahu do që t`i japim selam vëllezërve tanë dhe nëse e bëjmë atë,atëherë edhe ai gëzohet, por edhe ne....Veç asaj fitojmë edhe sevap.Të themi se kemi hipur në autobus dhe njëri na e shkel këmbën.Në atë moment jemi të nervozuar.Menjëherë do të kujtohemi se Allahu do prej nesh që të jemi të durueshëm.Atëherë nuk do të nevrikosemi.Kështu që, as nuk hymë në bela, por nga ana tjetër fitojmë edhe sevap.Ja, në këtë mënyrë edhe dita na kalon mirë,por gjithashtu e fitojmë edhe rizanë (pëlqimin) e Zotit.
Shkuam në punë dhe klient vjen që të blejë mall prej ensh.Një kilogram kushton 50 den., mirëpo nëse i japim disa grame më pak, nuk do të kuptohet.Na kujtohet urdhëri i Allahut, që thotë: "Mos i gënjejmë njerëzit". Nëse nuk themi se çfarë do të ndodhë nëse ia marrim pesë denar më tepër,atëherë pikërisht ai pesë denarëshi mund të na çon në xhenet.
Çdo veprim i një muslimani sipas urdhrave të Allahut,shënohet me sevap në fletore.Derisa nuk harrojmë se çfarë kërkon Zoti prej nesh,mund të fitojmë shumë sevape.
Autor:Hakimoglu Ismail
Për Forumin Islamieshtedrit:Ilaz Salihi
Marur nga Revista Zaman Qershor 2012