Tregohet se një udhëheqës ishte falur mbrapa një imami që e kishte zgjatur namazin. Pas përfundimit, udhëheqësi ngritet dhe e qorton imamin para masës duke i thënë: “Mos lexo në një rekat më shumë se një ajet.”
Ndërkohë, imami ua fali namazin e akshamit dhe pasi mbaroi Fatihanë, lexoi ajetin e Kur’anit:
Dhe thonë: “Zoti ynë, ne i dëgjuam udhëheqësit tanë dhe të parët tanë, por ata na shmangën nga rruga e drejtë.” (Ahzabë, 67)
Kurse, në rekatin e dytë pasi mbaroi Fatihanë, imami vazhdoi të lexonte ajetin tjetër nga Kur’ani:
“Zoti ynë, jepu atyre dënim të dyfishtë dhe mallkoi ata si është më së keqi!” (Ahzabë, 68)
Udhëheqësi i thotë imamit:
“Zgjate sa të duash dhe lexo çka të duash, pos këtyre dy ajeteve.”
Përshtati: Valdet Kamberi