Dalja me pagesë
Dy skocezë kishin hapur një teatër, mirëpo siç dihet skocezët janë tepër koprracë. Dhe pasi që askush nuk donte të harxhojë të holla për teatër dy shokët mendonin ta mbyllnin teatrin. Gjatë kohë menduan se çfarë të bëjnë më në fund njërit iu kujtua një ide dhe menjëherë e zbatuan. Të nesërmen menjëherë e shpallën se hyrja në teatër është gratis.
Atë ditë gati e tërë qyteza kishte ardhur në teatër, shfaqja ishte shumë e mirë në fund të saj dy aktorët u duartrokitën në këmbë. Pasi mbaroi shfaqja shikuesit u nisën kah dera po ç`të shohin mbi të shkruante “Dalja 10 sterlinë”.
Peshqiri
Një ditë Nasradini kishte shkuar në hamam me Timurlengun. Përderisa ishin duke biseduar Timurlengu pyet hoxhën:
Nasradin ëm thuaj sa vlej unë si njeri!
Nasradini pasi ia hedh një shikim i thotë: Ti vlen 15 akçe!
Si ore, a je në vete ti, mbret si unë të vlejë aq pak, vetëm peshqiri im vlen 15 akçe!
Hoxha pa hezituar i thotë: Po unë atë çmim ia dhashë peshqirit e jo ty ore.