Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Arrin në 100 numri i viktimave të sulmeve të djeshme në Irak Mon 10 Sep 2012 - 17:46 | |
| Arrin në 100 numri i viktimave të sulmeve të djeshme në Irak Pas sulmeve që u organizuan në 11 qytete të Irakut spitalet u mbushën përplot me të lënduar.
Numri i viktimave të vrarë në shpërthimin e djeshëm në Irak arriti në 100.
Në sulmet e djeshme që ndodhën në qytete të ndryshme të vendit duke filluar prej Kirkukut e deri tek Basra janë plagosur edhe më shumë se 200 persona të tjerë.
Pas sulmeve që u organizuan në 11 qytete të Irakut spitalet u mbushën përplot me të lënduar ndërkaq nëpër xhami iu bë thirrje popullit për të dhuruar gjak.
Në sulmet që u organizuan me autobomba në qytetin Amara janë vrarë 24, në Kirkuk 7, në Duxhejl 11, në Bagdad 4 dhe në Basra 3 persona.
Ndërsa së bashku me numrin e të vrarëve në sulmet e organizuara qytetet Bakuba, Samara, Tur Humarto dhe Nasirije numri i të vdekurve arriti në 100.
Bëhet e ditur se në këto sulme si objektiv janë marrë lagjet ku jetojnë shiit dhe forcat e sigurisë.
Përgjegjësinë për një numër të madh të sulmeve e mori përsipër organizata e quajtur Shteti Islamik i Irakut i lidhur me organizatën terroriste Al Kaeda.
Ndërkaq kanali televiziv Al Xhazira njoftoi se prapa sulmeve njëkohësisht gjenden edhe forcat opozitare që janë kundër qeverisë së Malikit.
Vëzhguesit tërheqin vëmendjen se ngjarjet e dhunës në Irak kohëve të fundit kanë shënuar një rritje të dukshme./trt/ | |
|