Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | Tregim: Thuaj: “Kjo është rruga ime | |
- Cito :
- Thotë Allahu i Madhëruar: Thuaj: “Kjo është rruga ime, e vënë në fakte të qarta, e që unë thërras tek All-llahu, unë dhe ai që vjen pas meje. Larg të metave është All-llahu, e unë nuk jam nga idhujtarët.” Jusuf 108
Një thirrës musliman jetonte në qytetin e njohur të Gjermanisë në Munih dhe në hyrje të këtij qyteti gjendet një tabelë e madhe ku në të shkruan: “Ti nuk e din se kush ka qenë Jokohama“, ky davetxhi (thirrës) e vendosi një tabelë tjetër afër kësaj dhe e shkroi në të: Ti nuk e njeh Islamin, nëse dëshiron ta njohësh atë na thirr neve në këtë numër.
Filluan thirrjet e shumta nga gjermania nga çdo anë dhe qosh dhe në dorën e këtij davetxhiu e pranuan islamin vetëm për 1 vit afër 100 000 gjerman prej burrave dhe grave dhe në këtë vend ky thirrës e ndërtoi një xhami dhe një qendër islame dhe një shtëpi të mesimit.
Kushtoj rendësi vëlla i dashur që të bëhesh thirrës për në rrugën e Allahut me diturin tënde me gjendjen tënde me moralin tënd sepse i Dërguari salAllahu alejhi ve selem ka thënë: Ta udhëzoj Allahu një njeri përmes teje është më mirë për ty se sa devetë e kuqe.
Kurse në Sahihun Muslim transmetohet: Ai i cili e orienton një person në mirësi do ta ketë edhe shpërblimin e vepruesit.
Ka thënë i Dërguari salAllahu alejhi ve selem: Me të vërtet Allahu, melaiket e Tij, banorët e qiejve dhe të tokës derisa edhe buburreci në vrimën e tij luten për atë që ua mëson të mirën njerëzve.
Marrë nga libri: Silsiletu edh-Dhehebijje nga Mahmud el Misrij | |
| |
|