Kryeministri pakistanez, Raja Pervez, ka udhëruar bllokimin e menjëhershëm të YouTube në të gjithë vendin e tij. Ky vendim është marrë për shkak të filmit “Pafajësia e Myslimanëve” të prodhuar nga një amerikan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që nga myslimanët është vlerësuar si film ofendues ndaj Profetit Muhamed.Kryeministri Pervez ka urdhëruar Ministrinë e Informacionit të bllokojë YouTube, në mënyrë që filmi që e përshkruan profetin Muhamed si një njeri të etur për pushtet dhe të çmendur, të mos mund të shikohet
“Google” ka refuzuar kërkesën e Shtëpisë së Bardhë për të hequr “Pafajsinë e Myslimanëve”, me arsyetimin se filmi nuk i thyen rregullat e kompanisë, ndërsa pronari i YouTube i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së disa vendeve perëndimore për heqjen e këtij filmi që nxiti vrasjen e ambasadorit amerikan në Libi dhe sulme ndaj ambasadave perëndimore në shumë vende të botës myslimane. /Telegrafi/