Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Përse largohemi nga Ibadetet Tue 11 May 2010 - 17:58 | |
| Ibadetet nuk largohen nga njeriu por haramet janë ato që ndërhynë mes njeriut dhe adhurimit ndaj All-llahut xh.sh , kështu që ato në ato momente bëhen sikur një murrë i lartë i cili shkëputë lidhjen mes njeriut dhe ibadetit. Hramamet janë pengesë e vërtetë që njeriu të bjerë në . Edhe po të dojë njeriu nuk do të arijë t`i afrohet veprave të mira pa i lënë haramet nuk do të jetë i qetë që të bëjë si duhet ibadet.
Haramet janë si njolla pluhuri që fluturojnë nëpër ajër dhe ngjiten mbi llambë. Ato e pengojnë dritën të depërtojë jashtë qelqit të saj. Edhe haramet janë si këto njollat, ato e kaplojnë zemrën dhe e shuajn apo zbehin dritën e saj. Atëherë njeriut nuk i shkon mendja të falet, lutet apo të bëjë ndonjë ibadet tjetër. Sepse besimi që ekziston brenda në zemër nuk ka fuqi të depërtojë jashtë, nuk ka fuqi t`i urdhërojë gjymtyrët e trupit që të veprojnë në rrugë të Allahut xh.sh Ai që njëkohësishtë punon të punë të ndaluara harame dhe mundoeht të bëjë ibadet shkelë ligjet islame. Njerëzit që shohin ato duke u falur por njëkohësishtë veprojnë edhe vepra të shëmtuara janë shembull i keq për atë se si duhet të jetë një musliman. Kush i sheh ato lirisht mund të mendojë: Ja të tillë janë të gjithë muslimanët. Allahu xh.sh nga të tillët do te kërkojë llogari. Pik së pari sepse një sjellje e tillë ka ndikuar që të njëllosen dhe akuzohen të gjithë muslimanët.
Nëse insistohet në gjynahe dhe harame mund të ndodhë që njeriu krjetësisht të harrojë Krijuesin e tij, të harron qëllimin e dërgimit në këtë botë dhe shkëputjen e mardhënieve me tërë atë që është cilësi e muslimanit. Çdo mëkat është mu si një spiun që hyn në trupin e njeriut. Ai që e ruan veten nga mëkatet e ka më lehtë të bëjë ibadet. Personalisht unë mëndoj se edhe të shikuarit televizion ka pasoja negative në këtë aspekt. Duke shikuar filma apo dëgjuar ndonjë këngë mund që të ndjejë aq tepër kënaqësi sa që një gjë të tillë nuk e ndjen gjatë namazit. Gjatë një bisede mes disa të rinjve dëgjova që njëri të thotë: "Unë i di përmendësh mbi këngë!" vërtetë është rast interesant sepse ai i ri kënaqësi të posaçme e ka t`i dëgjon apo këndon këngët që i di përmendësh, madje ato janë pasion për të, ato i shkaktojnë kënaqësi sa që ai më nuk din dhe nuk është në gjendje të njeh tjetër kënaqësi siç është kënaqësia e të falurit namaz apo të agjëruarit ramazan apo të ndjejë kënaqësi duke bërë ndonjë ibadet tjetër.
| |
|