Një grup i aktivistëve egjiptian në Kajro ka filluar një fushatë të grumbullimit të firmave nën emrin “Mesazhi më i gjatë i paqes për botën"
Ky grup, i përbërë nga artistë dhe intelektualë, ka filluar një fushatë të grumbullimit të firmave nën emrin “Mesazhi më i gjatë i paqes për botën” për të protestuar filmin me përmbajtje fyese të profetit Muhammed dhe të provokimit që shkaktoj karikatura e revistës satirike franceze.
Ligjëruesi i psikologjisë, Resha el-Xhundi, i cili e filloi këtë fushatë, në një deklaratë të bërë tha se “Kjo fushatë ka filluar për të turpëruar perëndimin. Me nënshkrimet që do të hidhen nën mesazhin e paqes botës do t’i japim mesazhin më të gjatë të paqes dhe kështu do të hyjmë edhe në librin e rekordeve të Guinnessit”.
Pas filmit ofendues të profetit Muhammed të quajtur “Pafajësia e myslimanëve” edhe revista satirike franceze “Chalie Hebdo” në numrin e sotëm ka publikuar karikatura që paraqesin profetin Muhammed me të cilat tërhoqi reagimin e miliona njerëzve. /trt/