Qeveria e Arabisë Saudite ka njoftuar se këtë vit në
do të vijnë një milionë e 800 mijë muslimanë nga e gjithë bota
Atyre do t’ju bashkohen 700 mijë haxhinj nga Arabia Saudite, që do të thotë se haxhin do ta kryejnë gjithsej 2.5 milion muslimanë.
Ministri për
në qeverinë e Arabisë Saudite, Bender Bin Muhammed al-Hacar, tha se ata janë detyruar t’i refuzojnë kërkesat e 40 vendeve që kanë kërkuar viza për numër më të madh të haxhinjve. Al-Hacar shpjegoi se për shkak të ndërtimeve të mëdha në Mekë dhe Medinë, qeveria nuk është në gjendje të akomodoj numër më të madh të haxhinjve.
Sipas të dhënave të agjencisë Anadolia, këtë vit në
nga Ballkani do të udhëtojnë 3.700 njerëz. Nga Bosnja e Hercegovina, Kroacia, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria.
Për herë të parë, për shkak të konflikti në Siri, nuk do të ketë udhëtim të organizuar me autobus, prandaj të gjithë haxhinjtë do të udhëtojnë me aeroplanë.
Sipas vendimit të Qeverisë së Arabisë Saudite, çdo vend ka kuotën e një mijë haxhinjve për një milion banorë muslimanë që jetojnë në atë vend. Prandaj, ndodh që shumë njerëz, në vendet më të populluara muslimane, të presin nga 20 vjet për vizën e haxhit.
Numri më i madh i haxhinjve vjen nga Indonezia, rreth 200.000, ndërsa nga Bangladeshi rreth 120.000.
Çdo vit haxhin e kryejnë 2.5 milionë deri në 3 milionë muslimanë. Sipas të dhënave zyrtare, në prag të haxhit të këtij viti, në tetë muajt e parë të vitit 2012, 5.5 milion muslimanë kanë mbërritur në Arabinë Saudite për të kryer Umren.