Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | Libi: Vdes djali që kapi Gaddafin | |
Më shumë se 10 mijë njerëz kanë marrë pjesë në varrimin e njërit prej djelmoshave që patën zënë vitin e kaluar, ish-liderin libian, Moamer Gaddafi. Omran Ben Shaaban ka ndërruar jetë dje, pasi më parë ishtë rrëmbyer, keqtrajtuar dhe qëlluar për vdekje, nga njerëz që besohet se ishin përkrahës të diktatorit, Gaddafi. Trupi i pajetë i 22 vjecarit është kthyer dje në qytetin e tij të lindjes, Misrata, nga Franca ku ishte dërguar për trajtim mjekësor, pas rrëmbimit. Qeveria libiane kishte organizuar një ceremoni mortore të denjë për heronjtë, ndërkohë që shumëkush në qytetin e tij të lindjes dhe më gjerë ka kërkuar hakmarrje për vdekjen e të riut. Shaaban ishte rrëmbyer nga persona të armatosur në korrik të këtij viti dhe ishte mbajtur për 50 ditë në qytetin Bani Ëalid, një fortesë e ish-liderit Gaddafi, që ndodhet në jug-lindje të kryeqytetit Tripoli. Shaaban u bë i njohur më 20 tetor të vitit të kaluar, ku shihej në vendin e kapjes së ish-liderit Moamer Gaddafi në pamjet që qarkulluan në gjithë botën. | |
|